Në kafenenë përkashi

0
859
Oriada Dajko
Në kafenenë përkashi ,
si në çdo ditë tjetër pa risi,
mes tingujsh të harruar,
i rikthehemi një bisede tashmë të ezauruar.
Përkashi, në kafene
prej vitesh në të njejtën tavolinë,
me një kafe po e mbyt vetminë.
Njëherë e një kohë,shumë vite më parë,
po aty, kishte vend për dy…
E une?! Unë! S’mund të them më
se s’është më  si dikur
se për çudi, edhe atëherë ishim të vetmuar,
të vetmuar më shumë se kurrë.
Por, jo sa sot,
asnjëherë sa tani.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.