“Naná”e ÉMILE ZOLA-së në penën e përkthyesit ZIJA VUKAJ …

0
285

Miku im , të uroj vazhdimësi e suksese!

SKENDER TEMALI 

Zija Vukaj po na befason me prurjet e tij të gjithkahshme. Në rrugëtimin letrar atë e has edhe si përkthyes (më saktë shqipërues) të korifejve botërorë në poezi e prozë, si krijues i mirëfilltë letrar, si studiues e kritik serioz, si intelektual, që me mendimin e tij, në debate mbi letërsinë e zhvillimet bashkëkohëse shoqërore, shpesh duke u shkuar fenomeneve deri në embrion, i ka bërë vend vedit në kulturën e artin tonë modern.

Dje më dhuroi librin e tij “Shtjellë letrare” të sapo dalë nga shtypi, sot më dhuroi romanin po të sapo dalë nga shtypi, të përkthyer prej tij, “Naná” të Émile Zola-së, si zakonisht me dedikim miqësor. Mjafton të mësosh se në këtë vepër madhore të letërsisë botërore Zijait i ka hedhur firmën si redaktor Moikom Zeqo, bindesh se në ç’nivel i është qëndruar besnik origjinalit, e si fraza në shqip vjen e krehur, se si fjala e figurshme ka shkëlqimin e saj e se si parathënia e shkruar nga vetë përkthyesi i kalon pritshmëritë.

Romanin e boton shtëpia botuese “ILAR” në Tiranë, ka 440 faqe dhe, për nga vlerat që mbart, shpejt s’ka për t’u gjetur në libraritë tona.


LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here