MUZEU I KUJTESËS , DËSHMIA E “GJALLË” E DIKTATURËS …

0
272

Nga : Gëzim Vuçaj 

Tek ish-dega e punëve të brëndshme , në qytetin e Shkodrës prej disa vitesh është ndë rtuar Muzeu i Kujtesës . Veçmas rikonstruksionit të kësaj godine , duke u përshtatur në konceptin e një muzeu , ku ngjyra e kuqe ka simboliken e saj në disa kuptime , gjakë i derdhur nga të burgosur , krime nga të kuq dhe jo vetëm kjo , këtu falë punës pë rkushtuese profesionale , të specialistëve të muzeut , por edhe të ish të persekutuarve politikë , të cilët e kanë pasuruar këtë muzeum , me rroba , apo mjete të tjera siç është edhe sahani apo dhe lugët që ushqeheshin të burgosurit politik. Ndaj për të mos harruar kurrë krimet e komunizmit , vijnë këtu shpesh vizitor të ndryshëm nga vende të ndryshme të Shqipërisë dhe Europës . Ajo që mund të konsiderohet sinjifikative është fakti se këtu sipas drejtuesve të muzeut vijnë edhe mjaftë prej ish të persekutuarve politik, së bashku me nipat dhe mbesat e tyre . Ja njëra prej kë tyre ish të persektuarve politik , Vjollca Tafili, e lindur në burg nga nëna dhe babi i dënuar . Ja si tregon se pikërisht ky sahan është i babait të saj , me të cilin është ushqyer me atë lëngë lakere , këtu në birucat e deges së punëve të brendshme. Nipat dhe mbesat e Vjollces , dë gjojnë mevë mëndje , por ato çfarë ju tregon Vjollca , pë rkëta femijë është në kufirin e pabesisë. Të gjithë duhet ti sjellim këtu nipat , mbesat dhe këdo tjetër , të cilët nuk e kanë përjetuar diktaturen , të mësojnë sadopak , nga krimet e diktaturës mbi këtë popull . Ndërkaq ish e lindura në burgjet e diktatures , Vjollca Tafili , vajza e njërit prej të dënuarve nga diktatura edhe sot ndihet jo optimiste për këto vite demokracie. “Jam e zhgënjyer deri në atë masë sa nuk e besojë që diktatura , vetëm sa kanë ndërruar xhaket. Nuk mund të jetë ndryshe vetem kështu.” – shprehet Vjollca . “Për sa kohë në Partinë time , në PD, që unë dhe e gjithë Shqiptarët e quajtëm Partia e Lirisë , veçanarisht vitet e fundit po e humb , këtë mision.” Në PD , janë tashmë bijët e atyre që na kanë burgosur e internuar.” – përfundon Vjollca mendimin e saj. Gjithësesi Muzeu i Kujtesës , është një vend reflektimi për të gjithë . Këtu nuk duhet të vihet vetëm per show mediatik , por për reflektim të thellë .

SHARE
Artikulli i mëparshëmNJOFTIM NGA MICHIGANI : PAFAJËSI PËR PAL RAKAJ …
Artikulli tjetërAMERIKA NJË PËLLËMBË “NËN” ZOT

Revista “FJALA” është në treg për shtypin shqiptar, por edhe më gjerë, që nga viti 2012, por nga vlerat që mori dhe ofroi, kjo revistë bashkangjitur dhe me aktivitete social-kulturore, lindi ideja për të krijuar për ju të dashur lexues edhe këte uebfaqe…

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here