MJETI DEL NGA RRUGA DHE BIE NE DRIN

0
138

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e së martës në hyrje të qytetit të Shkodrës, ku një automjet ka dolë nga rruga dhe ka përfunduar në lumin Drin. Për pasojë një 29 vjeçar gjeti vdekjen. Drejtuesi I automjetit Sokol Kulla e pati të pamundur të dilte nga mjeti dhe përsojë humbi jetën. Mjeti tip Fiat Punto ka qënë duke lënë qytetin verior, kur në afërsi të urës së Bahçallekut rreth ores 07.15 ka devijuar nga aksi kryesor, e në vend që të hynte në urë ka përfunduar jashtë rruge duke rënë në ujrat e lumit në një thellësi rreth 5 metra.

Me të marrë njoftimin, forca të shumta policore janë nisur drejt vendngjarjes, përfshirë polumbarët e FNSH-së, të cilët pas shumë përpjekjeve kanë nxjerrë trupin e pajetë të drejtuesit të makinës.  Ai është identifikuar si shtetasi Sokol Kulla, 29 vjeç nga fshati Ndreaj, i cili po udhëtonte i vetëm kur mjeti doli nga rruga për shkak se, siç dyshon policia, po lëvizte me shpejtësi. Fillimisht u dyshua se në mjet ndodheshin edhe persona të tjerë, por pas kontrollit, polumbarët konfirmuan se ai ka qënë duke udhëtuar i vetëm.

Trupi i pajetë është dërguar në morgun e spitalit rajonal të Shkodres, aty ku do ti nënshtrohet ekspertizës mjeko – ligjore, për të zbardhur të plota shkaqet e aksidentit dhe gjendjen e të riut përpara ngjarjes së rëndë. Automjeti u fundos në një nga zonat më të thella të lumit Drin dhe kjo ka vështirësuar punën për nxjerrjen në breg. Makina është nxjerrë në përpjekjen e dytë pas këputjes së litarëve në sprovën e parë.

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here