Mirdita për “Heroin e Popullit”Dedë Gjon Lulin

1
426

Nga :  Kadri Ujkaj

Mirdita për “Heroin e Popullit”Dedë Gjon Lulin,tribunin e M.Madhe Ishte vërtet një ditë e mrekullueshme,10 qershori 2017, në Blinisht të Mirditës. Një ditë nderimi, përjetimi dhe respekti për legjendën malësore,Heroin e Kombit, Dedë Gjon Lulin dhe 7 vëllezërit e tij mirditorë: Mark Llesh Doda, Ndue Kolë Pjetri, Zef Ndue Gjoka,Prend Cub Deda, Prend Gjokë Skanaj, Bibë Mark Lula dhe Llesh Deda, që u vranë barbarisht në Lajthizë-Orosh të Mirdites në krah të tij, 102 vite më parë.Lavdi 7 dëshmorëve mirditas si dhe “Heroit të Popullit”,Dedë Gjon Luli, gjithashtu nderim dhe respekt për Preng Ndue Lleshin, mirditorin patriot, që ideoi, investoi dhe realizoi në ngritjen e këtij obelisku fare pranë “Rrugës së Kombit” duke pasuruar fisnikërisht historinë tuaj dhe të kombit..Ishte ky një akt qytetarie brilante, altruizmi dhe patriotizmi të pashoq, që nderon jo vetëm historinë e familjeve të bijve të lavdishëm, dëshmorë të Atdheut  dhe  Mirditën, por nderon mbarë kombin shqiptar me frymëzimin që rrezaton mbarëkombetarisht,në krah të Rrugës së Kombit si një dritë e pashuar  rrezatimi patriotik iluminist, në dobi të zgjidhjes së çështjes sonë kombetare, ëndrra dhe ideali i djalit të M.Madhe,“Hero të Popullit” Dedë Gjon LuIi” dhe  i 7 bashkëvellezërve të tij mirditorë, të nderuar si ”Dëshmorë të Atdheut” nga viti 1984.Ata u vranë barbarisht, sikur u masakruan në Shpellën e Akullit, Orosh nga prita e pabesisë tradicionale serbe, në bashkëpunim me tradhtarin më të madh të kombit shqiptar, Esat Pashë Toptanin,më 24 shtator 1915, akt që e përcjell në mënyre të përkryer fjala e zjarrtë e poetit të talentuar mirditor, mikut im, Viktor Gjikolaj në librin e tij”Shira dhe Ylbere”: Shtatë gurra të ngrohta gjaku/Rrodhën mbi akull/E shpella e Akullit nuk u shkri/As gjaku nuk u ngri…/…Ka mbi 100 vjet”., sikurse studiuesi dhe publicisti i shquar Gjovalin Ndoja në lbrin e tij”Ylbere mbi Lajthize” kur shprehet: “Këta ishin dhe janë 7 Dëshmorët lajthizakë, që nën hijen e Dedë Gjon Lulit, heshtin duke pritur atë dritë të merituar, për vepren madhore, që zvoglohet nga ata që harrojnë yjet e vet.Ata janë përsëri në besën e Mirditës, në kujtesen e gurëve të përgjakur, në ahishten e djegur, te zogjtë dëshmitarë, në vajtimin e nënave e këngët e dasmave, për t’i thënë Malësisë së Madhe se nuk e lamë vetëm Dedën, por vdiqëm bashkë me të”. Si i ftuar nga Qarku Lezhë, së bashku me kryetarin e shoqatës “Malësia”, z.Ilmi Kurti, në këtë eveniment nderi dhe krenarie, sa lokale, sa kombëtare, u ndjeva i lumtur nën ndjesinë dinjitoze të një treve që, siç di të nderojë vetveten, di të nderojë në  kodin e vet po kaq denjësisht edhe mikun duke e nxjerrë akoma më të mirë, më të plotësuar shpirtërisht  nga sofra e vet. Nderuan këtë ditë sa të pakrahasueshme për nga vlerat historike dhe humane, që ofron po aq nga  interesi i jashtëzakonshem për jehonën madhështore të saj.,edhe nga autoritetet më të larta të Qarkut Lezhë dhe kryetarët e bashkive Rrëshen dhe Lezhë me praninë dhe fjalën e tyre të zgjedhur me kujdes, në nderim të këtij evenimenti historik.Personalisht  pata kënaqësinë të përjetoj këtë ditë të paharruar, po aq sa si studiues, kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të M.Madhe”Nderi i kombit”,siç e theksova edhe në përshëndetjen time të rastit, madje shumë më tepër se kaq, si njëri nga malësorët e M.Madhe”Nderi i Kombit”, origjina e gjakut të të cilit pretendohet të burojë pikërisht nga këto troje nderi dhe krenarie, si dashnore të denja të lirisë, ndryshe dashnore të vërteta të jetës.

Blinisht , më 10.06.2017 

SHARE
Artikulli i mëparshëmPresidenti i Republikes Dekoron tre figura të shquara …
Artikulli tjetërRezultati Final i Kzaz nr.1 M.Madhe ,

Revista “FJALA” është në treg për shtypin shqiptar, por edhe më gjerë, që nga viti 2012, por nga vlerat që mori dhe ofroi, kjo revistë bashkangjitur dhe me aktivitete social-kulturore, lindi ideja për të krijuar për ju të dashur lexues edhe këte uebfaqe…

1 KOMENT

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here