Mimoza Halili Lumani : Tendenca jonë ti bëjmë njerezit e lumtur

0
2505

Intervistë me Kryetaren e Shoqatës Humanitare Dora e Ngrohtë , Mimoza Halili Lumani

Kryetarja e Shoqatës Humanitare Dora e Ngrohtë nga Gostivari, zonja Mimoza Halili. Lumani thotë se viti 2017 ka qenë përplot me aktivitete humanitare të cilat sipas saj Shoqata që e udhëheq ajo  ka kryer me shumë përkushtim, vullnet të madh konform motos: ”Ndihmo atë që ka nevojë më së shumti për ndihmën tënde”.  Zonja Mimoza Halili Lumani thotë se kanë shpërndarë ndihma jo vetëm në Gostivar, por janë munduar dhe aktivitet të frytshëm humanitar kanë realizuar gati se në çdo qytet dhe fshat të vendit.  Sipas saj janë siguruar me qindra pako me ushqime dhe veshmbathje për familjet me nevoja urgjente,  familjet me vështërsi financiare si dhe për fëmijët me nevoja të veçanta.  Vitin e kaluar ajo e ka vlerësuar si vit edhe sfidash të vështira por t ë cilat janë tejkaluar falë vullnetit të stafit udhëheqës të Shoqatës si dhe aktivistëve dhe donatorëve të palodhshëm të Shoqatës Humanitare Dora e ngrohët. Këta Shoqatat Humanitare Dora e Ngrohët i falënderon pa masë për bashkëpunimin dhe përkrahjen e ofruar.  Për vitin 2018 Kryetarja e Shoqatës Humanitare Dora e ngrohët premton dhe zotohet se do të angazhohen edhe më shumë për të ndihmuar atje ku ka më shumë nevojë. Ajo thotë se nuk do të mungojnë vullneti dhe përkushtimi i madh për realizimin e aktivitetit primar humanitar ofrimit të ndihmës familjeve dhe personave që kanë nevojë. konform motos së Shoqatës Dora e Ngrohtë Ndihmo, Ndihmo dhe Ndihmo aty dhe ata që kanë nevojë më së shumti për ndihmën tënde .

E nderuara kryetare e Shoqatës Dora e Ngroht, na thuani ju lutem se si e kaluat vitin 2017 në aspekt të aktivitetit primar të Shoqatës Humanitare Dora e Ngrohtë me Seli në Gostivar,  edhe pse ju aktivitetin tuaj e keni shtri gatise në tërë territorin e vendit dhe nuk jeni ndalur dhe nuk ndaleni ditë për ditë duke bërë aktivitete dhe vepra të mira ?

Mimoza Haili Lumani : Shoqata Humanitare Dora e Ngrohtë vitin që e lame pas pra në vitin 2017 ka qenë shumë aktive në angazhimin pët ta kryer misionin e sajë primar për të ju ardhur në ndihmë njerëzve në nevoje. Sa I përket vitit 2017 mund ti niumëroj një serë aktivitetesh humanitare.  Unë do ti quaja më shumë ndihma, përkrahje,  tentim për zbutje te varfërise me këtë dua të theme se përmblidhen më shumë aktivitete dhe punë që janë inicuar dhe kryer nga ana e aktivistëve dhe stafit të Shoqatës Humanitare Dora e Ngrohtë.  Angazhimi dhe puna jone humane nuk janë të përqëndruara vetem ne qytetin ku gjindet selia e Zyrës qendrore të shoqatës por aktivitetet dhe punët tona të ngjeshura I kemi shtrirë apo zgjeruar në të gjithë territorin e Maqedonisë. Do të thoja se vetë fjala Human do të thotë Fal, ndihmo, dhuro pa marrë parasysh moshë gjininë apo përkatësinë etnike dhe fetare dhe rajonin. Andaj edhe ne si Shoqatë Humanitare e ndihmojmë çdo njeri nevojtarë me aq mundësi sa kemi por edhe me vullnet shumë të madh. Meqë për të kryer një punë si duhet duhet të keshë vullnet shumë të madh. Te ne është me rëndësi se nuk mungon angazhimi e as vullneti për të ndihmuar dhe për të bërë mirë.

A mund ti veçoni se cilat ishin aktivitetet më të mëdha dhe më të rëndësishme humanitare të Shoqatës Humanitare Dora e Ngrohtë në vitin që e lamë pas ?

Mimoza Halili Lumani :  Kur flasim për aktivitetet me të rëndësishme të Shoqatës Humanitare dora e Ngrohtë për vitin 2017 mund të them se ishin të shumta dhe mjaft të ngjeshura.  Por unë do të doja të theksoja se ne jemi të kënaqur që përmes tyre jemi munduar maksimalisht ti ndihmojmë njerëzit dhe duke e bërë këtë ne gjithmonë jemi të interesuar tua heqim sado pak hallet, brengat dhe mërzitë njerëzve. Pra tendenca jonë si Shoqatë është që ti bëjmë të lumtur dhe ti gëzojmë njerëzit nevojtar me ndihmën që ua ofrojmë.  Do të theme se jemi angazhuar në sigurimin dhe shpërndarjen e ndihmave në ushqime, veshmbathje si dhe gjithmonë mundohemi tu ndihmojmë njerëzve që tu sigurojmë kulm mbi kokë duke u angazhuar me plot përkushtim dhe dëshirë që njerëzve tua sigurojmë edhe atë më të rëndësishmen pra kulmin mbi kokë krejt kjo d uke u munduar të gjejmë njerëz human që janë të interesuar të dhurojnë mjete të nevojshme apo material ndërtimor. Kur jemi te aktivitetet humanitare angazhimet dhe punët tona janë të përditshme. Do ti përmend për shembull ndihmat humanitare në ushqime për muajin e bekuar të Ramazanit që janë dërguar dhe shpërndarë në fshatrat e Prilepit, Gostivarit si dhe fshatrat përreth. Për here të pare kemi organizuar një Iftar për te gjithë fshatin e Noroves, fshat ky i banuar me shqiptarë. Këtë na e konfirmuan edhe vetë banorët e këtij fshati.  Pra sipas tyre ishte hera e parë në historinë e atij fshati që një Shoqatë humanitare në rastin konkret Shoqata e jonë Dora e Ngrohët që dërgonte ndihma në ushqime dhe veshmbathje. Sa I përket Iftarit të organizuar ne u përkujdesëm që ti ftojmë të gjithë banorët e fshatit.  Si cdo vit që kemi bërë ne edhe vitin 2017 kemi shpërdarë sasi të madhe të mishit të Kurbanit me rastin e festës së Kurban Bajramit.  Shperndarja e mishit është bërë nga ekipet e Shoqatës tone për disa qindra familje që kishin nevojë.  Dua të informoj se për Kurban Bajram sivjet në Gostivar dhe në Kumanovë ne shpërndamë mish për 300 familje. Pra sa i përket sigurimit dhe shpërndarjes së ndihmave nga ana e Shoqatës Humanitare Dora e Ngrohët për vitin 2017, mund të them se kemi shpërndarë disa qindra pako me ushqime dhe veshmbathje.  Në këtë aktivitet nuk I kemi përjashtuar as fëmijët me nevoja të veqanta për të cilët kemi siguruar rreth 380 pako humanitare. Aktivitetin humanitar këtë vit e përfunduam duke shpërndarë pako për fëmijët e dy shkollave fillore të Gostivarit Ismail Qemali dhe Mustafa Kemal Ataturk ku janë shpërndarë rreth 300 pako krejt kjo për ti gëzuar nxënësit familjet e të cilëve kishin vështërsi financiare në prag të ardhjes së vitit të ri.

Si kanë shkuar punëtt në aspekt të realizimit të misionit tuaj primar shpërndarjen e ndihmave humanitare dhe gjësendeve të nevojshme për njerëzit që kanë nevojë për to e nuk munden ti sigurojnë vetë ata këto gjësende ?
 
Mimoza Halili Lumani : Aktivitetet dhe Punët në Shoqatën Humanitare Dora e Ngrohët deri tani janë realizuar sipas planeve,  mundësive dhe fondeve që arrin ti siguron Shoqata për të realizuar apo plotësuar sadopak nevojat e familjeve skamnore .  Në punën tonë jemi tepër të përkushtuar dhe kujdesemi se kë po e ndihmojmë dhe ku ndihmojmë.  Qëllimi ynë nuk është që ti bëjmë të varur nga ndihma e jonë njerëzit por ne gjithashtu angazhohemi të punojmë edhe ne aspekt edukativ që njerëzit të gjejnë mënyra dhe forma për tu bërë të pavarur dhe të aftësohen që vetë ta sigurojnë ekzistencën e tyre.  Konsiderojmë se ndihmesa është e mire por aty ku është e domosdoshme pra tek moshat e treta tek jetimët dhe te personat me nevoja të veçanta .

Cilat janë sfidat kryesore me të cilat është ballafaquar SH. H. D. N. G gjatë vitit 2017 dhe atë gjatë realizimit të aktiviteteve të saja ?

Mimoza Halili Lumani :  Kur jemi te sfidat konsideroj se në jetë nuk ka asgjë të pazgjidhshme dhe të patejkalueshme para se gjithash kur qëllimi është i mirë. Gjatë vitit të kaluar kemi hasur dhe në vështirësi sepse në disa projekte nuk kemi pasur asnjëherë përkrahje nga Komuna e Gostivarit. Por për çdo nismë aktivitet dhe punë të realizuar jemi kujdesur vet si kryesi e Shoqatës Humanitare Dora e Ngrohët të sigurojmë gjithçka dhe mund të theme me krenari se ia kemi arritur përherë qëllimit se vullneti ka qenë I mire dhe me vend .

znj Kryetare Si do të na e përshkruani bashkëpunimin me donatorët me ata që ia mundësojnë aktivitetin humanitar SH. H. D. N. G ?

Mimoza Halili Lumani : Shoqata Humanitare Dora e Ngrohët në aksionet humanitare ka gjetur gjithmonë përkrahjen e qytetarëve të mire dhe human të Gostivarit të cilët gjithmonë janë të vullnetshëm dhe të gatshëm që të ndihmojnë aty ku ka nevojë. Kemi përkrahjen e bizneseve dhe biznesmenëve si dhe të njerëzve human në diasporë të cilët nuk përtojnë dhe përherë na ndihmojnë në kryerjen e misionit të shenjtë.  Dhe unë në emrin tim personal dhe të stafit të Shoqatës Dora e ngrohët i falënderoj për përkrahjen e tyre të pa rezervë dhe ndihmesën e tyre.

Znj. Lumani a na thoni ju lutem se cilat janë planet dhe projektet e Shoqatës Humanitare Dora e Ngrohtë për Vitin e ri 2018.  A mund të na tregoni se cilat do të jenë aktivitetet me të cilat do ta realizoni misionin tuaj humanitar gjat 360 ditëve të ardhshme ?

Mimoza Halili Lumani : Për vitin 2018 si Shoqatë Humanitare do të vazhdojmë të punojmë me shumë vullnet dhe plot përkushtim duke e future në përdorim çdo potencial njerëzor dhe material për te ndihmuar aty ku ka më së shumti nevojë. Duhet të theksoj se duke e pasur parasysh realitetin dhe rrethanat se mundësitë e njerëzve po pakësohen si dhe situate ekonomike në përgjithësi nuk është e mire ne do të mobilizohemi edhe më shumë për të ndihmuar. Për këtë qëllim do ta rrisim edhe rrjetin e përkrahësve dhe aktivistëve të shoqatës përkrahje e cila dita ditës po rritet . Motoja e Shoqatës tone është NDIHMO ATË QE KA NEVOJË PËR NDIHMËN DHE PËRKRAHJEN TËNDE.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.