MESUESE MARGARITA …

0
928

Teatri “Migjeni” ka hapur sezonin e ri të shfaqjeve . Monodrama “Zonjusha Margaritë” nën interpretimin e aktores Rajmonda Marku , me regji të Merita Smaja kaloi me sukses veprën tragji- komike.

Në skenë ishte personazhi i një mësueseje që nuk e shohim shpesh . Në orën e biologjisë dhe matematikës kjo mësuese nuk ngurron të flasë për tema tabu . Aktorja Marku , e futur në “lëkurën” e mësueses , merr guximin të na përplasë në fytyrë disa të verteta të mëdha.
Me këtë vepër nis kështu një tjetër sezon në Teatrin “Migjeni”, duke na paralajmëruar për një stinë të suksesshme shfaqjesh.Në realitet venia në skenë e një vepre të tillë , të cilen e kanë vënë po në skenë trupa të ndryshme famoze nderkombetare , mbase fillimisht është dukur si një “guxim” i vështirë për aktoren Rajmonda Marku dhe regjizoren Merita Smaja . Por mbas perfundimit të shfaqjes edhe ata me skeptiket në heshtje e kanë pranuar se ky ishte një sukses , më se i merituar , i këtyre dy aktoreve Shkodrane , ku njëra merr përsiper të bëjë regjizoren.Në këtë kontekst Mesuese Margarita , u dha një mesim të gjithë atyre që kanë nevojë për leksione të tilla.Ndaj artëdashesit me plot gojë u thone Si Merites , ashtu edhe Rajmondes , ju faleminderit per Mesuese Margariten!

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.