Mëngjes bio në Pëllumbas me vetëm 500 lekë …

0
627

Nga : Nertila Spiri & Eglantina Alliaj …

Të vish në Pëllumbas nuk të duhen më shumë se 20 minuta nga Tirana. Fshati ndodhet  vetëm 4 km larg autostradës Tiranë-Elbasan, ku të duhesh të ecësh përmes një rruge të shtruar që ngjitet përmes  një kodrine. Ky fshat  i vendosur në të majtë të Erzenit, poshtë malit që shtrihet në kanionet e këtij lumi, është një mrekulli më vete, para se shkosh në atë që njihet prej të gjithëve si “Shpella e Pëllumbasit” ose “Shpella e Zezë”.  Klima e freskët, ajri i pastër, ushqimet bio dhe mikpritja e banorëve janë ato që të ofrohen këtu pa kursim..

  

Në qendër të fshatit ka disa lokale dhe hotele ku bujtin jo vetëm vizitorë nga Tirana, por dhe turistë të huaj. Të organizuar nga Fondi i Investimeve në Turizëm dhe komuniteti i fshatit ne mbërritëm në Pëllumbas rreth orës 09.00 të mëngjesit. Vizitorët ishin të shumtë, në dispozicion të tyre ishin thuajse gjithë banorët e fshatit. Ndërsa më të preokopuar ishin të zotët e lokaleve që krahas ushqimeve të zgjedhura, u uronin mirëseardhjen të sapoardhurve.

Rikthimi i Shpëtim Duqit në vendlindje pas 35 vjetësh

Grupi ynë i gazetarëve të bionew.al dhe vizion.com.al ishte caktuar të qëndronte në lokalin e zotit Shpëtim Duqi, një mesoburrë i cili kishte shumë pak kohë që kishte investuar në fshatin e tij të lindjes. Shpëtimi dhe familja e tij kishin jetuar prej 35 vitesh në Vlorë, ku dhe kishin investuar në ngritjen e një pastiçerie në këtë qytet. Por siç rrëfen ai ëndrra e tij më e madhe, të cilën më në fund e bëri realitet ishte të rikthehej te “rrënjët”, në fshatin e tij të lindjes. Dhe gjithë kursimet e jetës i hodhi te ky investim që ai e ka pagëzuar  “Pëllumbas 2017”, një emërtim i gjetur jo rastësisht, ku gërshetohet emri i fshatit dhe viti kur ai erdhi sërish aty. Një godinë tre katëshe ku ofrohej restoranti, hoteli, ushqimet bio dhe rakia e zier në kazan bakri..

 

 

“ Kam investuar me bindjen se fshati ynë do zhvillohet. Ishte vendim kurajoz ky që ne morrëm si familje, por kemi besimin se njerëzit do dinë të vlerësojë atë çka ne ofrojmë, ushqimin cilësor, gjithçka bio dhe fjalën e mirë”-shprehet Shpëtimi. Dhe në të vërtetë gjithçka ishte e sinqertë në atë thoshte.

 Ushqim bio në Pëllumbas për vetëm 500 lekë.

Fotot me ushqime në rrjetet sociale në fakt nuk është se i kam shumë të preferuara. Por në këtë rast nuk mund të rri pa i publikuar. Gjithçka që në konsumuam kishte aromën e ushqimeve të 25 vitevë më parë. Qumështi me ajkë të trashë( më humor i thamë pronarit) që duhej skremuar, mjalti me erën e luleve, gjalpi dhe djathi i dhisë, byreku me lakra, buka e pjekur në saç, çaji i malit, petullat, dhalla dhe mbi të gjitha rakia e manit, manaferës dhe rrushit me “zinxhir argjendi”

  

 

E dukshmja dhe e padukshmja e Pëllumbasit

Siç tregojnë banorët, fshati Pëllumbas ka qënë historikisht një rrugë kalimi për të shkuar në shpellën e Zezë. Sipas tyre shpellës e treta më e madhja në Europë i dihet vetëm nisja, por jo fundi. Madje ata thonë se e kanë provuar, kanë futur mace brenda dhe ato nuk kanë dalë më.  Shpella brenda ka stalagmite dhe stalaktike fantastike si dhe lakuriq nate që fluturojnë brenda. Në shpellë është plotësisht errësirë, pasi ka vetëm një hyrje. 40 mijë vjet më parë shpella ishte shtëpia e hershme e arinjve.

E ndërsa më parë të rrallë ishin ata që qëndronin në fshat, sot Pëllumbasi pretendon të bëhet destinacion turistik. Në fshat është çelur dhe një agjenci turistike, ndërsa funksionon vazhdimisht një panair me prodhime “bio”. Turistët vijnë këtu drekojne,shijojnë natyrën, por ka nga ata që kalojnë dhe një natë të tërë. Në fshat banorët e hershëm të larguar drejt Tiranës ose emigracion kanë nisur të rikthehen.Investimet e para janë kryer në shtëpitë e abandonuara ose të rrënuara nga vitet.

  

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here