ME NJË KONTRIBUT TË VOGËL , NJË DHURATË DOMETHËNËSE …

1
127

Arben Çokaj23 gusht 2017

Ka raste kur pa i prishur luksin vetes, me një ndihmë simbolike, mund të bësh gjëra të vyera e domethënëse. Një mikja ime e vjetër e kohës së studimeve, Albana Qinami, e cila tashmë jeton në SHBA, më shkruan para disa ditëve në një mbrëmje, në mesnatë… “Kemi një shoqatë të avokatëve shqiptaro-amerikanë në Masaçusets” (adresa: http://www.albanianamericanbarassociation.com/), më tha, “dhe kontribuojmë me nga 500 dollarë në vit, për dy shkolla ose qendra edukimi për fëmijët në Shqipëri. Këtë vit kemi vendosur që të japim një kontribut modest për Shtëpinë e Fëmijëve Parashkollorë në Shkodër…” dhe më dërgoi linkun e faqes së tyre në Facebook: (https://www.facebook.com/Shtëpia-e-Fëmijës-Parashkollore-Shkodër-1343631128984279/).

Këtë kemi për zemër” – vazhdoi ajo. “A mund t’i kontaktosh ata, e t’i pyesësh se çfarë kanë dëshirë të blejnë me 500 dollarë?” Pastaj më tregoi se, sekretare e shoqatës së avokatëve ishte Bora Hajnaj, me të cilën u vura menjëherë në kontakt. Bora më sqaroi më pas se, i ati i një prej kolegëve të tyre, Haki Zaganjori vinte këto ditë për vizitë në Shqipëri, dhe atij ia kishin dhënë 500 dollarë që t’i sillte.

Bashkë me vëllain Dr. Dashamirin, ne kontaktuam me drejtoren e Shtëpisë së fëmijëve, Arlindën, e cila me mjaft kulturë e dashamirësi na tregoi se ata kishin nevojë për kondicionerë se janë dëmtuar, e fëmijët kanë probleme gjatë verës nga i nxehti dhe gjatë dimrit nga i ftohti. Ishin në nevojë edhe të disa çarçafëve për krevatet e fëmijëve, gjithashtu. Dhe ne pyetëm për kondicionerin si fillim.

Gjeloshi, pronari i firmës së pajisjeve elektro-shtëpiake “elektrotek” në Rus të Shkodrës, na sqaroi se kishte kondicionerë ekonomikë, për një dhomë 4 me 4, me ngrohje në dimër e freskim në verë, por janë disi shtrenjtë, 533 Euro një i vetëm. “Epo ne kemi vetëm 500 dollarë” – i thamë Gjeloshit. E ai meqë bëhej fjalë për shtëpinë fëmijëve, pranoi. “OK, tha, ua jap për 500 dollarë”. I tregova shoqatës së avokatëve për këtë, dhe ata pranuan.

Pastaj, ndërsa po prisnim për Hakiun që të mbërrinte në Shkodër, Dr. Dashamiri tha se çarçafët po i blen ai dhe po ua dhuron atyre. Arlinda na tregoi se ku mund t’i porositnim, dhe firma “Kollaçej Tessuti” me trikotazhe në rrugën ‘Banja e vogël’ në Xhabiaj të Shkodrës, na premtoi se do e bënte punën falas për qepjen e përgatitjen e tyre; 20 komplete çarçafësh për krevate tek – 10 për vajza, e 10 për djem. Kështu që të dy firmat përkatëse, që po shitnin mallin e porositur, po jepnin edhe ata kontributin e tyre me këtë rast.

U desh një shoqatë avokatësh në SHBA, të na kujtonte anën humanitare të njeriut, dhe të zgjonte tek ne në Shqipëri, dëshirën për të dhënë një kontribut të vogël, i cili i jep kuptim jetës së dikujt, në këtë rast, fëmijëve jetimë parashkollorë në Shtëpinë e Fëmijës në Shkodër.

Nisur nga akti dhe kontributi mësipërm, m’u duk e arsyeshme që të bëj këtë shkrim të shkurtër sensibilizues, për t’i kujtuar çdo njeriu, biznesmen ose jo, refugjat shqiptar në Perëndim, apo firmave shqiptare, që të kujtohen ndonjëherë të kontribuojnë në raste të tilla, pa i prishur luksin apo ekonominë vetes, të bëjnë dhurime për njerëz në nevojë.

Mos harroni, ka shumë njerëz që kanë nevojë, një kontribut simbolik, me pak para, mund t’ia përmirësojnë jetën dikujt! Faleminderit të gjithë atyre, që kontribuan në këtë rast!

SHARE
Artikulli i mëparshëm“SHTJELLË LETRARE” E ZIJA VUKAJT …
Artikulli tjetërBaladë për gruan e mirë

Revista “FJALA” është në treg për shtypin shqiptar, por edhe më gjerë, që nga viti 2012, por nga vlerat që mori dhe ofroi, kjo revistë bashkangjitur dhe me aktivitete social-kulturore, lindi ideja për të krijuar për ju të dashur lexues edhe këte uebfaqe…

1 KOMENT

  1. NJË VLERËSIM SERIOZ PËR NJË AKT HUMATAR

    Shoqata e avokatëve shqiptaro-amerikanë në Masaçusets ka në anëtarësinë e saj edhe gjyqtarë… Gjyqtari amerikan Bob Tochka, me origjinë nga Korça, është njëri prej tyre.

    Ai shpreh respekt dhe admirim për aktin humanitar, që shoqata e avokatëve ka bërë, në rastin e dhurimit të një kondicioneri për shtëpinë e fëmijëve në Shkodër, si dhe vlerëson shkrimin sensibilizues, që unë bëra me këtë rast, të cilin shoqata e ka përkthyer në anglisht dhe e ka shpërndarë për anëtarët e saj:

    Faleminderit shumë, Bora, për përkthimin e bukur të letrës së vlerësimit të përzemërt. Është një letër shumë prekëse dhe mesazhi i saj është me të vërtetë frymëzues.
    Falë gjithë atyre që kontribuan në përfundimin me sukses të këtij akti shembullor të dashurisë për fëmijët e merituar dhe kujdestarët e tyre. Organizata jonë duhet ta bëjë prioritet të vazhdojë të ndjekë këto lloj mundësish për të ndihmuar shqiptarët në nevojë.
    Si gjithmonë, unë jam krenar për të punuar me të gjithë ju dhe këtu shpresoj që mund ta mbajmë frymën e kësaj letre në përpjekjet tona të ardhshme.
    Gjyqtari Tochka

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here