MË I MIRI NDRYSHE . . .

0
235

JONUZI ARTIST

Për ne që e njohim nuk është ndonjë befasi fakti që tanimë, titullin “kampion” si rapsodi më i mirë mbarëkombëtarë e mbanë si kurorë të super merituar, lahutari tanimë në kufirin mes të zakonshmes dhe legjendës. Eshtë fjala për lahutarin Jonuz Delaj, i cili triumfoj në mes më shumë se 600 këngëtarë, valltarë e artistë të folkut. Ajo mbrëmje ishte magjike. Emocione, drithërima dhe përjetime të këndshme kur Jonuz Delaj u ftua në skenën gjigande të Vitojes për të marrë diplomen’ “ Rapsodi më i mirë. Ajo mbrëmje do mbetet e pa harruar. Por ky nuk është thelbi i këtij shkrimi. Sepse ne e dimë që Jonuz Delaj është një zë i pa përsëritshëm. Por a e din ata që “kujtohen” për Jonuzin dhe kolegët e tij vetëm kur artistët u duhen për tu kënduar në koncerte që u shërben politikanëve dhe pushtetarëve. Themi kështu, se më e pakta që do të mund të kishim shikuar pas këtij suksesi në festivalin mbarëkombetarë, do të ishte që zyra e kulturës në Bashkinë M.Madhe, ku të ishte i pranishëm edhe kryebashkiaku, të organizonin një pritje falenderuese për më të mirin e rapsodëve Shqiptar. Por kjo nëse nuk ka ndodhur nuk është kurrë vonë të ndodhin. Dhe nëse kjo nuk do të ndodhin, thuhet se do të kemi një tjeter në pritje, në një tjetër mjedis nga të tjerë që e duan artin.

JONUZI MJESHTËR I NJË ARTI TJETËR

. . . Po çuditërisht, nëse fansat e tij profesionistët e artit dhe kulturës, kudo në mbarë Shqiptarinë e njohin Jonuzin kështu siç e cituam më lartë, pra rapsodi i pa diskutueshëm. Natyrisht ne miqtë, kolegët dhe artistët e folkut, por edhe qytetarët e Koplikut, ndoshta jo politikanët dhe pushtetarët, e njohim edhe kështu. Një mjeshtër i punimit të portave, dritareve e të tjera të kësaj natyre prej hekuri. Pra nëse me fjalët dhe zërin e tij magjik gdhënd në zëmrat e shqiptarve kulturen e të parëve. Ndërsa me duart e tij realizon këto porta prej hekuri. As këtë art ndryshe të Jonuz Delaj duket se nuk e njohin politikanët . Ndaj ky eshtë Jonuz Delaj, 70 vjeçari që e njohin kudo si Artist, por edhe Ndryshe, pra kështu . . .

SHARE
Artikulli i mëparshëmKJO KA NDODHUR PESE VITE ME PARE NE ” LORO BORICI ” …
Artikulli tjetër” Pshtun Katolikët ” …

Revista “FJALA” është në treg për shtypin shqiptar, por edhe më gjerë, që nga viti 2012, por nga vlerat që mori dhe ofroi, kjo revistë bashkangjitur dhe me aktivitete social-kulturore, lindi ideja për të krijuar për ju të dashur lexues edhe këte uebfaqe…

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here