“Me Driteroin … nuk do të takohesha më…”

0
666

Kadri Ujkaj 

Nje dite aspak e zakonshme do te ishte, ne jeten time, 3 shkurti 2018, ndryshe Dita e Perkujtimores se humbjes fizike te poetit te madh shqiptar, njerit nga poetet me njerezore te kesaj toke , akademikut Dritero Agolli “Nderi i Kombit”. Si njeri nga miqte e poetit te madh, ndryshe te ftuarit e familjes Agolli, ajo qe me terhoqi vemendjen, gjithe asaj dite perkujtimore kushtuar Driteroit te paharruar, krahas impenjimit te mrekullueshem te familjes Agolli, sidomos Sadijes, bashkeshortes dhe bashkepunetores se poetit per gjate 53 viteve jete prane njeri-tjetrit, ishte fjala gjithe dhimbje, respekt dhe dinjitet profesional, kushtuar poetit, nga miku i tij, Dr.Moikom Zeqo, prane varrit ku prehet poeti, ne Sharre-Tirane, si dhe ideja origjinale e Erion Veliajt, kryebashkaikut te Tiranes, per ngritjen e sfondit te gjelbert, me zotimin per te vendosur aty, se shpejti, bustin e poetit. Si shume nga miqte e poetit te madh, pjesemarres ne dreken e shtruar ne mjediset e Hotel Tiranes, ne fjalen time, njeheresh edhe si zeri perfaqesues i krijuesve malesore, nderova poetin me respektin dhe obligimin ndaj nje gjeniu qe gjithe jeten ushqeu vetem dashurine ndaj njeriut me mesazhin kuptimplote se pa kete dashuri te pakursyer mes nesh, ne shqiptaret kurre nuk do te arrijme te meritojme as dashurine e te tjereve jashte nesh. Aspak, thjesht pse gjithe dita shi-stuhi, qe si nje dekor morti, kurre ne jeten time si intelektual apo krijues nuk kisha ndjere se brendshmi ate peshe te tille humbjeje: Driteroin… nuk do ta takoja me. Po largohesha nga Tirana nen pushtetin e nje shiu idhnak. me dhimbjen e humbjes se nje njeriu shpirtmadh, i cili gjithe jeten si krijues, sidomos per ne miqte e tij qe fati na dhuroi privilegjin e pashoq,moral dhe profesional, te njohjes dhe te komuinikimit nga afer me Driteroin e Madh, do te na dhuronte vetem fjale dhe mesazhe gjithe jete prej nje gjeniu te letrave shqipe. 

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.