MBYLLET ÇDO GJË, 3 GOLA DHE 2 SHTYLLA DËRGOJNË SPANJËN NË BOTËROR , SHQIPËRIA E PAFUQISHME …

0
113
Partido de clasificación para el mundial de Rusia 2018 entre la selección de Albania y la selección de España

Është mbyllur me rezultatin e thellë 3 me 0 në favor të Spanjës përballja në Alcante e iberikve me kuqezinjtë.

Ndeshja u fillua mjaft mirë për djemtë e Panuçit që tentuan të vinin në vështirësi spanjollët, por do të mjaftonte vetëm një aksion që Rodrigues të shënonte golin e parë. Më pas vetëm 5 minuta më vonë Isko do të dyfishontë rezultatin, ndërkohë “kapakun” ndëshjes do i’a vinte Alkantara që do shënonte golin e tretë.

Me këtë rezultat do të mbyllej pjesa e parë. Në të dytën Panuçi bën disa ndryshime duke futur në lojë Sadikun, Agollin dhe Latfin të cilët i dhanë një tjetër ritëm lojës. Shqipëria goditi një herë traversën me Llullakun dhe shtyllën në pjesën e dytë me Sadikun.

Pavarsisht rrezikshmërisë, kuqezinjtë nuk mundën të shënojnë të paktën një gol. Pas kësaj ndeshje Spanja ka prerë biletën për botërorin e Rusisë, ndërsa Shqipëria mbetet në vendin e tretë.

SHARE
Artikulli i mëparshëmLUFTA PËR TIVARIN SIPAS S. GOPÇEVIQIT
Artikulli tjetërKARIKATURE POLITIKE …

Revista “FJALA” është në treg për shtypin shqiptar, por edhe më gjerë, që nga viti 2012, por nga vlerat që mori dhe ofroi, kjo revistë bashkangjitur dhe me aktivitete social-kulturore, lindi ideja për të krijuar për ju të dashur lexues edhe këte uebfaqe…

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here