Mbyllet 0-1 sfida Shqipëri-Itali …

0
98

Është mbyllur me rezultatin 0-1 sfida mes Shqipërisë dhe Italisë e luajtur në Loro Boriçi e vlefshme për eliminatoret e Botërorit Rusi 2018 …

Panuçi zbriti në fushë një formacion mbrojtës ndaj Italisë, por në pjesën e parë ishin “kuqezinjtë” ata që ndërmorën më shpesh iniciativën për të gjetur golin . Sinjalet u dhanë që në minutat e parë, kur Hysaj godet nga një distancë e largët, por gjuajtja ishte qendrore dhe u prit pa vështirësi nga Buffon. Italia u përpoq të zhvendoste ngadalë lojën drejt zonës së Shqipërisë, por nuk arriti që ta realizojë qëllimin, falë edhe rreshtimit të mirë në mesfushë . Ndërkohë, në kundërsulm kuqezinjtë rrezikuan edhe me Roshin, Grezdën dhe Hysajn . Megjithëse goli nuk mbërriti, pjesa e parë u mbyll me epërsinë e Shqipërisë, ta paktën sa u takon goditjeve në portë, ndërsa kontrolli i topi shkoi me një avantazh të lehtë për italianët.Goli për italianët erdhi në minutën e ‘73 kur Kandreva e dërgon topin  në rrjetë duke vulosur edhe fitoren për kombëtaren e Italisë .

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here