Mbresa/Mirësjellje në aeroportin Nënë Tereza

0
224
 Shkroi – FARIDA Ramadani Shkodër Farida Zmijani Ramadani
Mbase me këtë shkrim mund të krijoj refleksione në shumë përsonë që kanë udhëtuar nga Aeroporti i Rinasit për në destinacione të ndryshme por e ndjeva të arsyeshme të bëj këtë shkrim për të treguar një cilësi njerëzore apo kulturë të njerës nga punonjëset në këtë Aeroport. Pasi mora vizën angleze filluan angazhimet tona tashma për udhëtimin për atje për të takuar dy zemrat e mia, vajzën dhe djalin e saj të sapolindur. Emocionet ishin gërshetuar me ndjenjën time si gjyshe për të prekur nga afër dhe për të përqafuar atë krijesë të vogë i cili edhe pse larg më dukej sikur ma kishte krijuar ndjenjën e dashunisë të fortë. U prenë biletat. Ishte hera e parë që unë udhëtoja vetëm por problemi ishte se duhet të merrja dhe Kikin ( qenin tonë) me vete pasi vajza ime ngaqë e ka mbajtur prej 12 vitesh e donte praninë e tij. Për këtë më duhet të udhëtoja në disa destinacione : nga Tirana për në Vjenë, nga Viena për në Bruksel e pastaj nga këtu për Francë e Angli. Anulohen disa fluturime nga Rinasi - AlbinfoPër Kikin kishim blerë kafazin ashtu si menduam por fatkeqësisht nuk e pranuan në Aeroportin e Rinasit ta kalonim se kafazi nuk ishte sipas përmasave të kërkuara. Me pak fjalë nuk ishte i mundur udhëtimi. Pa përmendur gjithë stresin e krijuar për kthimin në Shkodër, paratë por dhe angazhimin e dhëndrrit që do vinte në Belgjikë për të na marrë në vazhdim të udhëtimit për Angli stresi im tashmë ishte katërfishuar. Duke parë gjithë shqetësimin tim njëra nga punonjëset atje më vuri re dhe pasi e pyeta çfarë mund të bëjmë a ka ndonjë zgjidhje mu afrua dhe me gjentilesën e saj më qetësoi mjaft. Dafina Turja agjente e Tirana ticketing Airport një vajzë me paraqitje diellore me buzëqeshjen e saj filloi të merrej me Kikin dhe mu drejtua. -Zonjë e ndjej shqetësimin tuaj dhe mund tju ofroj një zgjidhje brenda afatit normalisht duke shtuar diçka dhe detyrimisht duhet të paiseni me kafaz tjetër për Kik bukuroshi . Mos u shqetësoni për asgjë, çdo gjë do shkojë mirë mjafton ju të qetësoheni dhe të bëni udhëtim të rehatshëm. Për çdo gjë unë jam përsëri këtu dhe jam pranë jush.

MOS HARRONI FJALA ESHTE PER JU

Më tregoi orarin e nisjes tashmë të njëllojtë me biletat e para por për të nesërmen. Kjo vajzë e bukur sikur ma largoi mjaft shqetësimin. Bëra shtesën e biletës, për Kikin më kërkoi më pak se kishim menduar dhe u kthyem për në Shkodër Morëm kafazin tjetër dhe udhëtimi shkoi për bukuri. Nga ky shkrim desha të falenderoj Dafinën duke menduar se do ketë dhe të tjera vajza si kjo në Aeroportin tonë pasi vërtetë udhëtimet sa janë të këndshme, emocionuese por mbartin dhe vështirësitë apo strese të ndryshme të pasagjerëve e një mirsjellje e përsonelit mund tja bëjë më komod udhëtimin cilitdo. Faleminderit Dafina!

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.