Mbledhja e ministrave në Velipojë , Voltana Ademi “I shtrinë dorën” Ramës…

0
275

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës , Voltana Ademi ka regauar lidhur me zhvillimin e mbledhjes së qeverisë së re në Velipojë.

Në një postim në facebook, kryetarja Ademi shkruan:

Bashkia Shkodër dhe Kryetarja Znj. Voltana Ademi përshëndesin organizimin e mbledhjes së radhës së qeverisë së re shqiptare në territorin e Bashkisë Shkodër: suksese në ushtrimin e mandatit tuaj në funksion e shërbim të qytetarëve!

Me këtë rast, dëshirojmë të sjellim në vëmendjen dhe prioritetet e kësaj qeverie disa nga projektet më madhore të Planit të Përgjithshëm Vendor (PPV), hartuar më pjesëmarrjen e gjerë të komunitetit të Shkodrës.

• Rivitalizimi i Hyrjes së Shkodrës (perimetri Bërdicë-Shkodër)
• Përmirësimi mobiliteti dhe aksesit ndërkufitar (Aksi Rrugor Shirokë- Zogaj përfshi pikën doganore);
• Mbyllja e unazës dhe zhvillimi i turizimit të integruar malor (Kompletimi i Unazës Shkodër-Shalë-Theth-Bogë-Koplik);
• By-Pass Lindor i Qytetit Shkodër;
• Muzeu i artit pamor “Lin Delija”;
• Rikualifikim i i ballinës Ujore buzë Liqenit të Shkodrës;
• Urbanizimi i Plazhit të Velipojës dhe zonave informale Mark Lula, Kiras, Rrethina;
• Qendra e Trajtimit të Ujërave të Zeza Shkodër.
Bashkia dhe Kryetarja Ademi urojnë vërtetë që qeveria e re ta ketë seriozisht dhe gjithnjë në prioritetet e saj, ashtu si në këtë mbledhje të parë, territorin e Bashkisë Shkodër.
Presim që ky takim i qeverisë të ushqejë një tryezë dialogu mes pushtetit vendor dhe qëndror për materializimin e projekteve të propozuara për Shkodrën, duke i garantuar nga ana tjetër, bashkëpunim dhe mirëkuptim të ndersjelltë.

SHARE
Artikulli i mëparshëmLSI SHKODER , FESTON 13 VJETORIN …
Artikulli tjetërPENA SHQIPTARE , MYSAFIRE POETJA LUSHNJARE BLERINA HILA …

Revista “FJALA” është në treg për shtypin shqiptar, por edhe më gjerë, që nga viti 2012, por nga vlerat që mori dhe ofroi, kjo revistë bashkangjitur dhe me aktivitete social-kulturore, lindi ideja për të krijuar për ju të dashur lexues edhe këte uebfaqe…

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here