Marjan Junçaj pritet të jetë Kryetari i ri i Komunes – Tuz

0
1066

Revista “Fjala” mëson natyrisht jo ënde zyrtarisht që në Komunen e Tuzit drejtimi do merret nga DPS e perfaqësuar nga : Nënkryetari i Këshillit Rinor të DPS-së së Tuzit Marjan Junçaj ka shumë gjasa të jetë kryetari i komunës së Tuzit .

Që nga data 26 nëntor , ditë kur jane mbajtur zgjedhjet në komunen e Tuzit , ku Shqiptaret ndonse trumbetonin me të madhe se do te ishin fitues në këto zgjedhje, jo vetem që nuk arriten te rrezultojnë fitues, por as edhe mundësinë më të vogel , per të qënë pjesë e ndarjes së “tortes” së pushtetit nuk u bënë.Veçse duhet theksuar fakti se perseri janë të gjitha mundësit që postin e kryetarit të komunes së Tuzit ta marrin një Shqiptare , dhe pikrisht bëhet fjalë per Marjan Junçaj i DPS, pasrti kjo e Gjukanoviçit . Aktualisht , Junçaj përndryshe është Këshilltarë në Ministrinë e Financave të Malit të Zi . Nderkaq nga burime jo zyrtare mesohet se vendin e nënkryetarit do ta ketë Partia Boshnjake , ndërsa Unioni Demokratik i Shqiptarëve do të mbajë kryetarin e Kuvendit . Kësisojë pushtetin në komunën e Tuzit , Komunë e Kryeqytetit , do ta vazhdojnë partnerët e deritashëm , DPS-ja , Partia Boshnjake dhe UDSH-ja , së bashku edhe me Socialdemokratët .Të gjitha këto parti s’bashku në zgjedhjet lokale të 26 nëntorit , DPS-ja ka fituar 14 mandate , Partia boshnjake 3 , UDSH 2 dhe Socialdemokratët 1 mandat . Eshtë ky konfirmimi , ende jo zyrtar per revisten “Fjala”, por gjithësesi tashme pritet që pas rakordimeve politike shume shpejt të mblidhet kuvendi i komunes së Tuzit dhe të konfigurohet qeverisja në këte komunë Shqiptare , në Malin e Zi .

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.