MALËSORJA QË JETOI 131 VJET

0
263

Nga : Anton Pllumaj 

Duke shfletuar albumet time familjare hasa ne nji copez flete te gazetes jugosllave Pobjeda, ku gjyshi dhe gjyshja ime e kishin ruajtur me kujdes, kete pjes gazete, ku gazetari me inicjale D.J. kishte shkrua nji artikulle per Tereze Gjurashaj ne ato vite kur ishte pas kene gjalle. Gazetaret jugosllav si gjithmon jane mundua ujt ta cojne ne mulli te vet, por prap se prap bjen ne kundershtim me vetveten, kur shkruan se : Terezja asht per kah nacionaliteti malaziase, dhe mbas disa rreshtave tjere shkruan : asht e lindun ne Kelmend te Shqiperise, por gazetari ne fjal e qete te verteten ne drite kur shkruan se : ne nuk ishim ne gjendje per te biseduar me te sepse ajo nuk e dinte gjuhen serbo-kroate!

Gazeta POBJEDA:
Me e vjetra në Jugosllavi: Tereze Gjurashaj, tani jeton në nje fshat ne Cem te Trieshit prane Titogradit në moshen 131 vjecare.
Terezja u lind në Kelmend në Shqipëri, ne familjen e Lek Mirit, me 6 qerrshor te vitit 1853. Terezen këto ditë ne e vizituam ne shtëpinë e nipit të burrit të saj, Zef Gjurashaj, i cili asht në moshen 94 vjecare. Terezja eshte e palëvizshëme tash 12 vjet, pamjen ne sy e kishte humbur 15 vjet më parë. Megjithatë, oreksi i shërben si te ishte në vitet më të mira. Ne nuk ishim në gjendje për të biseduar me të, sepse ajo nuk e dinte gjuhën serbo-kroate. Tash 30 vjet Terezja jeton vetëm. Atëherë burri i saj vdiq, xhaxhai im, thote Marashi. Ajo kishte shtatë fëmijë dhe gjashtë prej tyre vdiqën në vitet e para të jetës. Ndoshta prej ushqimit te pamjaftuar. Vajza e vetme e mbijetuar, u martua në Shqipëri, por edhe ajo vdiq në mosh te re. Dhjetë vjet më parë, është ndërtuar rruga automobilistike neper kanionin e lumit Cem dhe pastaj edhe u rrënua shtepia e vjeter në të cilën Terezja kaloi pothuajse 100 vjet.
Shkruan (D.J.,Pobjeda-Titograd).

TEREZJA E MATIT

Terezja eshte e lindur me 6 qershor 1853 ne Kelmend, ne familjen e Leke Mirit dhe per njizet e pese vjet ishte me e vjeter se shteti i Malit te Zi, i cili per here te pare u prenua nga nderkombetaret ne Kongresin e Berlinit ne vitin 1878. Kjo perjetoi dhe mbajti ne mend tete luftera; tri turke, dy ballkanike, nji austrohungareze e dy boterore. Per te u kujdesua Tolja, bashkeshortja e nipit te saje Zefit deri sa vdiq ne moshen 131 vjecare.
Shkruan: Ate Kole P. Berishaj, Etnografi 3, Tirane, 2003, faqe. 92.
Pershkroi: Anton Pllumaj – Malesi e Madhe nen Mal te Zi. .

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here