MALËSORË I SUKSESËSHËM

0
357

Pergaditi : Ilmi Kurti 

Në zemër të gadishullit të Ballkanit ngrihet madhështorë një masiv i madh malesh që njihen në hartë me emërtimin Alpet e Shqipërisë, të cilët zënë rrënjë buzë liqenit të Shkodrës dhe përfundojnë në Malësinë e Gjakovës.Në gjithë këtë shtrirje alpine, një vend të veçantë zë Malësia e Madhe e emërtuar kështu që në kohë të hershme, jo vetëm sepse zinte një sipërfaqje të gjërë, por ishte edhe një kështjellë që me kryetrimat e saj i rezistoi të gjitha rrebesheve që historia i vuri në provë.Një nga trashëgimtarët e denjë të banorëve alpinë, është edhe z.Ndue Ftoni, i cili ka lindur në Shosh të Dukagjinit dhe si shumë bashkatdhetar të tjerë, emigroi në Amerikë, ku falë aftësive të tij intelektuale, guxoi të integrohej në jetën e zhurmshme amerikane, ku ndërtoi “një varkë” që i përballoi të gjitha tallazet dhe furtunat, duke u bërë kështu një shembull për të gjithë bashkatdhetarët e vet, jo vetëm si një biznesmen i suksesshëm, por edhe si një “mecenat” për të gjithë artistët dhe këngëtarët me origjinë shqiptare që jetojnë në Amerikë. Z.Ndue Ftoni me shumë vullnet, me shumë dinjitet ka arritur të krijojë personalitetin e tij jashtë trojeve shqiptare, në Amerikë, si një biznesmen i suksesshëm, por edhe si një human me vlera atdhetare…njëri nga miqtë me të mirë të artistëve shkodranë e jo vetëm, i cli ka dhënë pa ndërprerje ndihmën e tij bujare për t’i prezantuar ata me artin e tyre para bashkëkombasve tanë në Amerikë. Unë jam një prej shumë artistëve të ftuar prej tij, në aktivitete të bukura që ai organizon në Detroit e pikërisht në “The Imperial House” që e drejton me shumë sukses. Ndjej një respekt të madh me shumë konsideratë për z.Ndue Ftoni dhe familjen e tij, znj.File e femijët e për mikpritjen e veçantë. Suksese në jeten dhe punën e tyre”! Këtë veprimtari, këtë guxim, pasqyron në librin e tij “Guxo” shkrimtari i shquar Fadil Kraja, ku një pjesë të kësaj veprimtarie të suksesshme ai e pa me sytë e tij dhe e përjetoi vetë në udhëtimin e tij në Amerikë, ku ishte dhe mik i nderuar i z.Ndue Ftoni.Për të nderuar personazhin më të spikatur publik të qytetit të Shkodrës, për kontributin e tij në vite në fusha të ndryshme sociale, kulturore dhe artistike të jetës, unë përmes emocineve të papërshkruara thura disa vargje si poezi për ta plotësuar dhe kompletuar më pas edhe me një këngë dedikuar z.Ndue Ftoni, i cili me mençurinë dhe mjeshtrinë e veprave të tij ka bërë një emër si simbol bamirësie.Ai është një ndër biznesmenët më të fuqishëm në Detroid dhe Michigan, por mbi të gjitha me një stacion televiziv shqiptar, ku promovohen vlerat e kombit tonë, duke u bërë kështu një ambasador i vërtetë. Po botojmë edhe tekstin e plotë të këngës, e cila u realizua në studion e muzikantit të njohur Behar Neli, me muzikë të Nik Çarkut dhe kënduar nga Nik Çarku, për të cilën u realizua edhe një videoklip shumë profesional nga stafi i televizionit të Koplikut me mjeshtrin e talentuar Artur Hoxhaj.

BIR I DENJ’ I MALËSISË

Me telat e çiftelisë 
Me lahuten e Malsisë
Si buron lumi i Kirit
Sot po m’del kanga prej shpirtit

Për nji burr’ në Miçigan
Për veprat që ai po ban
Shpirt e zemër prej florinit
Bir i denj’ i Dukagjinit

Si uji që del prej kronit
Rrjedh mirsia e Ndu Ftonit
Nuk po di çka t’tham ma par’
Humanist e ndihmëtar

Përhap vlera atdhetare
Me tradit’ e bes’ shqiptare
Ky Ndu Ftoni djali t’mirit
Zemërbardh si ujt e Kirit

N’Amerik’ mendja k’ti djal
Ka nderu Kombin Shqiptar
Për flamur e për Shqipni
I urojmë gjthmon rini .

SHARE
Artikulli i mëparshëmTë Rinjtë e Plakur , Rreziqet e Jetës Pa Aktivitet
Artikulli tjetërU pajtuan … Rama – Ademi
Revista "FJALA" është në treg për shtypin shqiptar, por edhe më gjerë, që nga viti 2012, por nga vlerat që mori dhe ofroi, kjo revistë bashkangjitur dhe me aktivitete social-kulturore, lindi ideja për të krijuar për ju të dashur lexues edhe këte uebfaqe...

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here