MAGJISTARJA …

0
280

Aleksandra Pasko 

-Mos e shiko gruan peballe! Eshte magjistare!Dil ne krahun tjeter dhe kthei shpinen! E shikon sa shume te veshtron?Ajo ka aftesi te te lexoje jeten.Po te pa gjate nuk eshte mire.Thone se eshte e zonja qe edhe vilen e rrushit e kepte nga pjergulla vetem me shikim.
-C’jane keto perralla.Nuk mendoja ,se ka me njeri qe i beson ketyre puneve,-i thashe shoqes qe mu drejtua me keto fjale.
Kurre ne jeten time nuk i kam besuar bestyterive,Me jane dukur mendime injorantesh.
Nga ky djalog lindi nje bisede qe, aspak nuk me pelqente. Filluan te tregonin se filanes i kishin bere magj.Kish gjetur poshte krevatit nje lecke te mbeshtjelle me floke e thonj brenda. Kjo i kishte sjelle prapshti ne familje e ftohjen e te shoqit.Tjetra tregonte se xhindet i kishin hyre ne shtepi e nje ”dijetar” i kishte yshtur.Kjo bisede nuk me shkonte per shtat dhe me erdhi ne maje te hundes. Zgjata doren dhe mora nje cigare nga paketa e shoqes qe e pinte cigaren rregullisht.
-Mos e pi se te demton rende, sidomos ty qe je me nje veshke,-tha magjistarja qe nuk ma kishte hequr veshtrimin ende.
U mpiva nga keto fjale.Shoqja tjeter me shkeli kemben nen tavoline aq shume sa me dhembi.–
-Une i kam te dyja dhe shendosh fare bile, u pergjigja trimerisht,ndonese fillova te kem nje dyshim, per ate grua..
-Jo ,te majten nuk e ke!Po doren si e ke tani?
-Auuuu! Po kjo nga i di keto gjera?Ndoshta do me kete pare me krahun e lidhur kur e kisha ne allci.
-Mos e mundo shume derisa te forcohet mire,vazhdoi keshillen qetesisht.
-Ika une,- tha shoqja e xhindeve,-. jam bere vone Rrembeu canten dhe u zhduk per nje sekonde.Sic duket i hyri frika ne palc
Tani une isha bere serioze, bile guxova dhe mendova se ndoshta shoqet kishin te drejte. Ndoshta ka edhe te tille njerez qe ”dine”! Hej zot! Mos po me keput si vilen e rrushit-,mendova, dhe qesha me vete,
-Me duket se jemi pare diku bashke,- e provokova.
-Ti ke kujtese te dobet! Nuk mban mend shume-,vazhdoi qete.
Fytyra e saj statike me floket e bardhe , te dendur e si te shpupuritur, syte e hirte e goja qe ishte e zene tere kohes me cigare, filluan te me shtinin friken.
Vertete une nuk kam kujtese vizive te mire,edhe emrat i harroj e i ngaterroj shpesh.Me ka ndodhur dhjetra here te takoj njerez qe me flasin me perzemersi,e une po keshtu u pergjigjem,se nuk dua ta bej veten para tyre, se nuk i njoha.
Tani po bindesha se shoqet kishin te drejte
-.Nuk i ka dale nami kot!Po me mua c’pati?Frika tani kish zene vend kembekryq ne qenien time.Edhe nje here u trimerova,ndonese me pak se heren e pare.
-E nga i di ti gjithe keto gjera per mua?Une nuk te njoh fare!
Shkundi cigaren dhe per here te pare vuri cepin e buzes ne gaz.
-Para shume vitesh kemi qene bashke ne spital, Kur ti hoqe veshken e majte,djali im i hoqi te dyja.Ai nuk jetoi gjate. Vdiq pas dy viteve.
Me erdhi turp nga vetja, per ato qe kisha menduar me pare.Ajo ishte nje nene e mjere me brengen me te madhe ne zemer.U ngita, i dhashe doren dhe e perqafova. Vertete me erdhi turp .

SHARE
Artikulli i mëparshëmFADIL SOKOL HASMUJAJ – MODELI I INTELEKTUALIT MENDJE NDRITUR
Artikulli tjetërEshtë Macron Merkel i ri i Europës?
Revista "FJALA" është në treg për shtypin shqiptar, por edhe më gjerë, që nga viti 2012, por nga vlerat që mori dhe ofroi, kjo revistë bashkangjitur dhe me aktivitete social-kulturore, lindi ideja për të krijuar për ju të dashur lexues edhe këte uebfaqe...

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here