LOGU I BJESHKËVE T’KELMENIT

1
486

NGA : RITA KALAJ ( SHKURTAJ ) 

Mjafton të thuash këtë tokfjalësh dhe në mëndje të përmblidhen të gjitha mendimet se për çfarë bëhet fjalë. Logu në vetvete i përkiste një komuniteti të vetëm të cilët frekuntonin institucionin e kishës si i vetmi besim i ruajtur me fanatizëm ndër malet e Malsisë së Madhe.Në gjuhën shkencore Logu ka kuptimin e të folurit në dialog o në bashkesi,por edhe për banorët e Malsisë se Madhe këtë kuptim ka. Tashmë siç dihet nga të gjithë ne,kjo traditë pushoi së funksionuari qysh me mbylljen e kishave në malsi dhe u rikthye menjeherë pasi u rihapen kishat sepse tradita e Logut niste pas perfundimit të meshës së shejntë,menjëherë pas bekimit të besimtareve nga frati. Po cili eshte roli i vertetë i Logut për malsorët dhe pse kjo tradite u rikthye ne malsi.? Zakoni e donte që lidhjet martesore të kishin një rëndësi të madhe për të gjithë malsorët,të vetedijshëm se hijeshia e femrës kushtezonte lindjen e gjeneratave te hijshme e të shëndetshme,por jo vetëm,pasi njëkohsisht kuptonin edhe se kujt familje i perkiste cdo i ri apo e re që do vëzhgohej nga pala tjetër për lidhje martesore.Kjo traditë në modestine e vet vazhdon të praktikohet edhe sot,pamvarsisht cilivizimit të tepruar. Jehona e Logut te Bjeshkeve në fillesat e veta bëri bujë te madhe për faktin se në të u shpalos kultura origjinale vëndase si dhe hijeshia e femrës nën petkun e Xhubletës. Tashmë u bënë shumë vite që Logu po merr formën e një koncerti madhështor duke u tjetersua dhe distancuar dalë nga dalë e pak nga pak nga kultura vëndase e duke marrë formen e nje miksi kulturor.Kjo perzierje na lë të kuptojmë se Logu po humbet kuptimin e vet origjinal,për çka nevojitet që në mënyrë urgjente të merren masa drastike nga organizatoret në vitet e ardhshme pasi nisur nga pershtypjet e pjesmarresve lidhur me Logun 2017 mendoj se ky organizim dhe demostrim kulturor lë shumë për të dëshiruar. Disa nga mangesitë që më së shumti diskutoheshin ishtin: -ambjenti i papërshtatshëm në komoditet për pjesmarresit. -prurjet të shumta kulturore që dominonin mbi atë vendase. -gjykimi jo korrekt nga juria mbi vlersimin e vajzave,kjo për mungese formimi akademik përkatës i antareve. -mungesë e theksuar e veshjeve origjinale. -mungesë e theksuar e vlerave kulturore vëndase,etjer. Pamvarsisht ketyre mendimeve kishte shume prej atyre që vinin për herë të pare dhe mrekulloheshin nga panorama magjepse e bjeshkëve të Kelmendit.Si urim per te gjithë artedashesit e kësaj feste tradicionale uroj dhe shpresoj se ne vitet e ardhshme kjo tradite do t’ju besohet kelmenasve si e drejte juridike e morale e tyre.

1 KOMENT

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here