LETËR REDAKSISË : PSE KARRIGA PËRPARA SELISË SË OKB-së ËSHTË ME NJË KËMBË GJYSËM TË THYER !?

0
1157
Shumë shoqërisht,
SOTIR ATHANASI
Gjenevë , 
5  , Janar , 2018! 
 … …
 
  z.GËZIM, 
znj. RUDINA,
Ju përshëndes nga Gjeneva!

Siç e shikoni, kam qënë përpara portave të Selisë së ORGANIZATËS së KOMBEVE të BASHKUARA në GJENEVË . 

( Kuptohet, me drojen kostante të emigrantit.
  FRIKË,  që na ka mbetur ende nga DIKTATURA )
Kjo karrige, sa një ndërtesë, mbase  pesëkatëshe, njërën këmbë e ka gjysëm të thyer e cila, me gjasë, do të na tregojë simbolikisht
(sidomos neve që vijmë nga DIKTATURA)
që: të mos marrim superxhiro e as për hava.
Por, të zbresim si I thonë:  me këmbë në tokë.
Se ja: Edhe këtu, në Institucionin e vetëm të
BASHKIMIT të KOMBEVE,  
D R E J T Ë S I A  Ç A L O N.
 
Miqt e mi të Redaksisë! 
Lejomëni që të lemë disi mënjanë bisedat tona lidhur me letërsinë dhe të intimizohemi.
Pas Krizës Ekonomike greke, që nisi më 2008-tën, një pjesë e konsiderueshme e emigrantëve tanë, Riemigruan në EUROPË. 
( Që do të thotë se morën rolin e SIZIFIT për ngrijtjen e GURIT. )
Me ‘ta, edhe dy fëmijët e mi.
Është ky shkaku, pa të cilin: 
unë dhe e ime shoqe, nuk do t’a ndanim kohën midis Athinës dhe Gjenevës. 
Jo për të kompensuar asistencën e prerë që prej katër vitesh. Por sepse, një nipçe, ende pa mbushur tre vjeç na ka skllsvëruar ne gjyshërit. 
(Cili u bë gjysh, miqt e mi dhe nuk e humbi komplet PAMVARËSINË E TIJ përpara këtyre engjëjve dritë e lumturidhënëse?!? )
Por, nuk është ky shkaku që u ula të shkruaj.
Gjetiu, më trokasin ca çekanë. Tjetërkund mendimet gëlojnë.  Nga që edhe përpara shumë  muajsh, kam qënë këtu për një javë. Atëhere kjo karrige ishte mbuluar për shkak të Restaurimit.  Kështu që kërshëria më bëri të kaloj sërish përpara saj. Madje, në ecje e sipër (me makinë), t’a fotografojmë. Ishte po ajo
Karrige gjigante me njërën këmbë të thyer. 
Ndërsa lumi I makinave ( me ‘to edhe e jona ) vozisnin për në . . .
SALON de l’auto”.  Ekspozitë kjo, e hapur nga Dt.9 – 19, Mars, 2017-të.
Ja për çfarë kërkova dikur dhe tentoj sërisht të shkruaj. Sepse, dy ditë më parë m’u desh të kaloj (dhe kujtoj) se: 
 
Teknika, Shkenca, Luksi, por edhe Eleganca në atë SALON, 
( sa një fushë aviacioni e mbuluar )
ishin, O ZOT I MADH . . . , ORBITALE.
 
Por, edhe për këto, miqt e mi: GËZIM e RUDINA, 
nuk u ula të shkruaj.
As për krahasimin e lumit të mjeteve me
Rubikonin e Çezarit në kalimin e ushtrisë në luftën  me Pompeun. 
Ngaqë thuajse e atij shqetësimi qe edhe ngutja e të rinjve për në atë . . . Expoze. 
Aq më pak për në drejtimin e arritjeve në . . . Automobilistikë. 
Tjetërkund, shokët e mi të redaksisë, ravgon mendimi im. Dhe konkretisht:
Ndërsa SALONI  në fjalë, kishte arritje dhe kjo u pa edhe në arsyetimin e  çmimin të biletës. Apo,  kur recepsionierja më pyetI për moshën dhe kur i thashë 77-të, ajo  (në mirëbesim) u bind dhe preu gjysëm bilete. E nënvizoj këtë, se dëshiroj që mosha e tretë,  t’a gëzojë këtë privilegj edhe në vëndin tonë, miqt e mi. Në të gjithë territorin e jo vetëm në Tiranë.
 
Por, le të mos largohemi nga tema:
Ndërsa SALONI kishte arritje,  
KARRIGA përpara Selisë së OKB-së, 
kishte mbetur po ajo KARRIGE si përpara RESTAURIMIT, edhe tani pas saj.
 
Ashtu si gjithë kolegët e mi  shkrimtarë, edhe mua më karakterizon mendimi naiv se:
Rëndom, sa për t’I dhënë një bojë atyre këmbëve prej druri, 
(njëra prej të cilave, më ngjau diç më shumë e thyer)
nuk më besohet të ketë qënë synimi i RESTAURATORËVE.
 
          Prandaj më ngjan se këtu,
          një kontradiktë,  pikon. 
          Apo, intuita e RESTAURIMIT
          në udhë të gabuar, më çon?
Mbase, miqt e mi. Por, më falet edhe lajthitje.  Se shkrimtar jam. Për ne, antilexuesit, 
nuk e kursejnë në vazhdimsi shprehjen e nënkuptuar të  më sipërme. Veçse, në fund të fundit,
vëzhgimi na lejohet dhe dikush duhet të japi një mendim që  pyetja s’ka pse të mbetet
jetime, aq më pak të qëndrijë . . . pezull:
Cili është shkaku, që: shkenca, teknika, Luksi, Eleganca,  ecën pëtpara; 
Kurse, Drejtësia:
 ose rri në vënd numuro, ose shkallëve gremisjen kërkon?
 
Prandaj, miqt e mi të Revistës FJALA,  ju rikthej pyetjen që rri tek unë si shpata e Damokleut:
Pse KARRIGIA përpara Selisë së OKB-së në GJENEVË ka të lyer ( dhe restauruar) vetëm drurin dhe jo njërën këmbë të saj të thyer?
 
Në redaksinë Tuaj, shoh se ka mjaft shkrimtarë që afrohen dhe kontribuojnë me shkrimet e tyre.
Le të kthehet kjo letër si : 
Debat për një diskutim disi më të gjërë se midis shkrimtarësh, 
sidomos tani që shtrohet në vëndin tonë, 
R E F O R M A   N Ë   D R E J T Ë S I ? 
 
Edhe një herë, miqt e mi, GËZIM e RUDINA, 
Ju përshëndes dhe Ju uroj krijimtari të shëndetshme në misionin Tuaj fisnik.
 

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.