LAJM I MIRË PËR LEZHËN ! NJË PORTË E MADHE MUNDËSISH U ÇEL SOT PËR QYTETIN…

0
231
Nga : Lezha News

 

Bashkia e Lezhës do të ketë një mundësi më shumë për të përfituar nga fondet e Bashkimit Evropian falë mbështetjes së siguruar nga parneret e saj të rajonit Sisako Mosllavina në Kroaci. Përfshirja e Lezhës në projektet e hartuara nga ky rajon, si përfituesi më i madh i fondeve te BE-se në Kroaci, i është prezantuar kryebashkiakut Fran Frrokaj gjatë një vizite që delegacioni kroat i cili kryesohej nga Ivo Zinic kryetari i rajonit Sisako Mosllavina zhvilloi në Lezhë.

Ne pritjen zyrtare te delegacionit kroat, kryetari i bashkise Fran Frrokaj, ka bere nje prezantim te njesise vendore qe ai drejton ku ka evidentuar fushat me prioritet per bashkpunim siç jane energjia e rinovueshme, sektori i kultures, turizmit dhe industria e lehte. Ne bashkbisedimin e tyre te perbashket Frrokaj dhe Zinic kane folur edhe per nje bashkpunim me te madh te sektorit te biznesve te te dy zonave ne fusha me interes te perbashket, ndersa eshte dakortesuar qe brenda nje kohe te shkurter do te realizohej edhe nje B2B ndermjet perfaqsuesve te biznesit.

Fran Frrokaj, Kryetar i Bashkisë Lezhë

Frrokaj: Ne sapo i kemi nisur nje bashkëpunim te dakortesuar sebashku dhe besoj
se frytet e tij do te jene shume te shpejta. Lezha ka potencial te madh zhvillimi si ne fushen e kultures, turizmit dhe industrise se lehte prodhuese, por po synojme per ti hapur rruge dhe per ti krijuar lehtesi edhe zhvillimit te energjise se rinovueshme si energjia e se ardhmes.

Ne takimet e tjera te perbashketa ne do te vijojme intensifikimin e ketyre maredhenieve dhe sigurisht derguarjen para te projekteve tona te perbashketa. Nga ana ime do te gjeni nje dere te hapur ne Lezhe, nje zakon shqiptar ky per bujarine, ndersa edhe administrata qe une drejtoj do te jete efikase per te permbushur pritshmerite per qytetaret tane.

Zinic: Ky eshte vetem fillimi i nje bashkepunimi qe mendoj se do jete i gjate dhe i frytshem. Ne kemi shume gjera te perbashketa dhe sigurisht komunitetin shqiptar atje. Kultura, turizmi, industria e lehte dhe energjia jane sektoret per te cilet do te fokusohet edhe bashkpunimi yne, pasi ne jemi perfituesit kryesore te fondeve te BE dhe ne mendojne qe ta perfshijne edhe lezhen ne projektet tona. Ne jemi gati per t’ju ndihmuar pasi kemi te gjitha kapacitetet ne menyre per te zhvilluar sa me shume bashkine tuaj.

Kryetari i rajonit Sisako Mosllavina Ivo Zinic shoqërohej nga Zv.kryetari i Rajonit, z.Roman Rosavec dhe drejtuesi i zhvillimit ekonomik të qytetit Kutina, z.Hrvoje Krmelic. Brenda muajit te ardhshem pritet nje takim i perbashket i zyrave te hartimit te projekteve nga te dy vendet, ku do te vendosen edhe maredheniet e bashkpunimit dhe diskutimi per hartimin e projekteve te perbashketa me qellim thithjen e fondeve nga Bashkimi Europian.

Delegacioni kroat do te vijoje te qendroje ne Lezhe si dhe do te vizitoje disa prej zonave turistike te Lezhes si dhe ato me potencil per zhvillimin ekonomik.

SHARE
Artikulli i mëparshëmFOREVER TROKET FUQISHEM NE QYTETIN E SHKODRES …
Artikulli tjetërNJOFTIM NGA MICHIGANI : PAFAJËSI PËR PAL RAKAJ …

Revista “FJALA” është në treg për shtypin shqiptar, por edhe më gjerë, që nga viti 2012, por nga vlerat që mori dhe ofroi, kjo revistë bashkangjitur dhe me aktivitete social-kulturore, lindi ideja për të krijuar për ju të dashur lexues edhe këte uebfaqe…

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here