Kuvendi i Greçes me rendësi historiko-kombëtare krahas Kuvendit të Lezhës dhe Lidhjes Prizrenit…

1
213

(In memoriam me rastin e 106 vjetorit…)

Perg. Ndue BACAJ

Në historinë hartistike të Shqipërisë, Greça e Kelmendit zë një vend të vogël, por në historinë e kuvendeve te atdhetarisë, Greça zë një vend aq të madh sa mund të quhet pa frikë një ndër kryevendet e kuvendeve të shqiptarëve ndër shekujt që kërkonin lirinë, flamurin e mvehtësinë.

Kuvendi i Greçes vijim i tradites…
Kuvendi i Greçes (10 deri me 23 qershor 1911), ishte vijim i tradites historike të kuvendeve, memorandumeve dhe protestave të shqiptareve ,të cilet ndër shekuj, në luften dhe qendresen heroike për lirinë , flamurin dhe mbrojtjen e trojeve e tyre, perkrah pushkes kishin “shokë” të pandarë edhe penden… Ky kuvend historik “lindi” në zjarrin e kryengritjes antiotomane të Malesisë së Madhe e Shqiperisë, të filluar me 24 mars (1911), dhe me “kulm qiellore”, ngritjen e flamurit kombetar të Gjergj Kastriotit me 6 prill në Bratilë të Deçiqit. Kuvendi i Greçes për nga rendësia historiko-kombëtare krahasohet me Kuvendin e Lezhes (2 marsit 1444), dhe me Lidhjen e Prizrenit (10 qershor1878)…

Kuvendarët e Greçës…
Pjesa më e madhe e nenshkruesve të protestave apo memorandumeve (të lidhjes Prizrenit e më pas), që i kishte gjetur gjallë kryengritja antiotomane e vitit 1911 ,ishin në krye të kryengritjes me pushke në dorë ,por edhe disa nga pjesemarresit e Kuvendit të Greçes, ku u nenshkrua Memorandumi famëmadh me 12 kerkesat që kishin në themel autonomin me arome pavaresie, lirie dhe flamuri… Kuvendaret e Greçes, kanë hyrë në histori si Rilindasit e themelit të programit te Pavaresisë së Shqiperisë. Si gjithnjë në krye të kuvendit qendronte kreshniku i shqiptarisë Ded Gjon Luli, me shokët e tij të atdhetarisë nga Malesia e Madhe, nga Dukagjini me në krye Mehmet Shpendin, nga Shkodra me Luigj Gurakuqin, nga Vlora Ismail Qemalin që kishte si perfaqesues të tij Sali Hoxh Hidrin, nga Korça Nikolla Lakon e tjer… Memorandumit kishte “frymen” e të gjitha trevave shqiptare (nga veriu në jug )…

Kerkesa autonomiste të kuvendit …:
– Të njohurit e plotë të gjendjes së kombit shqiptar me ato të drejta që kanë kombe të tjera…
– Liri të plotë per Shqiptaret të zgjedhin pa ndonjë pengesë a ngushtim deputetet e vet, numri i të cileve do ti pergjigjet popullsisë.
– Liri të plotë per Shqiptaret të mesojnë e të perparojnë në gjuhen e vetë e të themelojnë shkolla shqipe të veçanta e të botshme (publike).
– Organizimi i administrimit të vilejateve ku ndodhen shqiptarë, të ketë per themel një sistem decentralizimi administrative…
– Sherbimi ushtarak i detyrueshem per të gjithë shqiptaret, të behet me një organizim të veçant per vendasit e viseve që ndodhen në kufi të shteteve ballkanike, me qellim që të ruajn sigurinë e kufijeve etjer…

Kerkesat e nënshkruara të Kuvendit të Greçës ishin më të “zbutura” e diplomatike se sa ato të paraqitura në zjarrin e kryengritjes…

Keto kerkesa të Kuvendit të Greçes njihen me emrin historik Memorandumi i Greçes, por shpesh edhe “Libri i Kuq“, (sipas ngjyres kapakeve të librit)…Memorandumi i Greçes ju dorzua legates turke në Cetinë me daten 25 qershor (1911) nga perfaqesuesit e kuvendareve ; Ded Gjon Luli (Hot), Sokol Baci (Grudë), Dod Preçi (Kastrat), Prek Gjetja (Kelmend) dhe Luigj Gurakuqi (Shkoder).. Kerkesat e memorandumit “tashma” nuk kishin karakter lokal, por kombetare.. Dom Luigj Bumçi (që ka qënë prezent), tregon se kur “Ministri” (ambasadori) turk në Cetin, Sadredin Beu e pyetë Ded Gjon Lulin se ; a i duan për vehte a për Shqiperinë pikat e Librit Kuq ?, prijesi legjendarë i kryengritjes i ishte pergjigjur rrufeshem : “…Ato pika që janë në librin e kuq i dona më parë për vehte e mandej për Shqipnin mbarë…

Jehona e Memorandumit në Mediet e shkruara të kohes:

Memorandumi i Greçes kishte një jehonë të madhe në mediat e shkruar të kohës të Europës, disa nga të cilat e botojnë të plotë memorandumin, si: Gazeta Austriake “Neue Freie Presse”, ajo franceze “Le Moniteur Oriental”, gazeta e Shkupit “Vardar”, gazeta italiane “Corriere d’Italia“, që e quan memorandumin një program që shkeputë Shqiperinë nga Turqia… Gjithashtu memorandumin e Greçes e boton gazeta e komuniteteve shqiptare në Bullgari “Liri e Shqipërisë”, si dhe ajo e Arbereshëve në Italia “La Nazione Albanese” etjer…

Memorandumi në trojet etnike shqiptare..!

Memorandumi i Kuvendit të Greçes, në trojet Shqiptare kishte pasur jo vetem një jehonë të gjërë, por edhe një perkrahje të madhe nga veriu në jug të Shqiperisë Etnike duke u “shoqëruar” me një varg memorandumesh, kerkesash e protestash të peraferta me ato të 10-23 qershorit (1911).. Si në Vlorë, Gjrokaster, Tepelnë, Berat, Janinë, Korfuz, Manastir, Gjakovë, Mitrovicë, Prishtinë, Durrës e tjer… Rendesinë e memorandumit të Greçes e kishte kuptuar edhe perandoria pushtuese otomane e cila do t’u pergjigjej kryengritësve me një program të shkruar per realizimin e 12 kerkesave të memorandumit të Greçes… Gjithë këto zhvillime të rendësishme që vunë themelet e pavarësisë së Shqipërisë kanë një rëndësi të madhe atdhetarie, pasi Kryengritja dhe Kuvendi i Greçes u zhvilluan në një kohë, kur gjenerali turk Shefqet Tergut Pasha shpallte qellimin e tij të shfarosjes së shqiptarëve malsorë në kufirin “turko –malazez”, dhe në vend të malsoreve thoshte se do të sillte emigrant boshnjake….

Për suksesin historik te Kryengritjes dhe Memorandumit te Greçes alabanologu dhe diplomati i atyre koheve, Franc Baron Nopça, me 6 korrik 1912 ne Gazeten austriake “ZEIT” do të shkruante : “…Kryengritja e Malesoreve, ajo e një viti më parë (1911 ) perfundoi në dukje me një fitore ushtarake (të Stambollit) ,por me një shpartallim diplomatik të Xhonturqeve , të cilëve iu desht t’i pranojnë të gjitha postulatet e kryengritesve , pra 12 kerkesat e Memorandumit të Greçes…

Memorandumi i Greçes në trojet e Shqiperisë Etnike u “dëgjua”, porsi kënga magjepse e bylbylit që kendon pa frikë, duke i bërë sfidë roberisë e jehonë lirisë. Kerkesat e memorandumit u jetësuan me shpalljen e pavarësisë së Shqiperisë me 28 nentor 1912 në Vlorë, me protagonist Ismail Qemalin e Luigj Gurakuqin, dora e mendja e të cilëve kishte qenë e rendësishme edhe në Kuvendin e Greçës…

Qershor 2017.

1 KOMENT

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here