KUSH E HARROJ 14 JANARIN!?

0
579

Me 14 janar të vitit 1990 disa të rinjë të Shkodrës si Rin Monajka , Dedë Kasneci , Gjergj Livadhi , Flamur Elbasani , Huana Kurti etj. do nisnin organizimin për rrëzimin e bustit të Stalinit në Shkodër . Që do shënonte edhe nisjen e një ere ndryshimesh në Shkodër e pasur më pas me mbajtjen e meshës së parë në varrezat e Rrmajit dhe me lirinë e fesë në Shqipër i. Sot askush pas 28 vitesh nuk e përkujton këtë ngjarje të rëndësishme . Cdo vit ka qenë një organizim privat i organizuar nga dashamirë të kësaj date të rëndësishme ku rinia e guximshme Shkodrane nisi atë rrugëtim pas shëmbjes se diktaturës komuniste në Rumani . Ndërsa sot as nga Bashkia e Shkodrës , as nga Partia Demokratike apo organizatat Anti-Komuniste nuk kemi një aktivitet për këtë ngjarje . Ku pas asaj nate u burgosen rreth 300 të rinjë të Shkodrës , pjesa më e madhe u torturan . Por sot në 28 vjetorin e kësaj revolte që do ishte edhe nxitësja për revoltat e më vonëshme për shëmbjen e diktaturës komuniste nuk u zhvillua asnjë aktivitet përkujtimor . Gjatë gjithë këtyre viteve kanë qene protagonistët e asaj datë që janë organizuar dhe kanë shenuar këtë datë . Ndërsa këtë vit kur edhe pritej që të bëhej një organizim nga Partia Demokratike e Shkodrës dhe Bashkia e Shkodrës një gjë e tillë nuk ndodhi . Ngjarje këto që duhen kujtuar pasi janë momente që shenojnë historinë e re të Shqipërisë pas diktaturës komuniste.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.