KUR ULESH ME SHPIRTIN…

0
116

Duke zëvendësuar disa pika në recetën e jetës krijon një iluzion,thjesht mbetesh një bulëz e vetmuar në një sipërfaqje… mos ka ardhur koha të marrësh ngjyrën e munguar..ato presjet që ndonjëherë anashkalohen si për inerci.Dhe dalngadalë fillon reflektimi..nuk je ai fëmija plagprishësh që ditën bënë prapësira e në mbrëmje me kokë ulur vjen te prindërit,me të vetmen pendesë se aty ka një dashuri që i fal.

Tashmë je rritur larg pëshpërimave foshnjore,fillojnë ngarkesat me peshë,apo ndërgjegjet e vrara. Po ulesh këmbëkryq me shpirtin, se e di që nuk të tradhëton kurrë.E di se është një shok i mirë,disi i çuditshëm,që lufton midis një sekreti apo një faji të bërë.

Është bukur kur brenda vetes krijon një organizim atë “arkiv” që s mund t’a prek kush.Kjo skutë e brëndshme krijon atë “dosje sekrete” që ti e kujton në çastin apo ditën tënde.Ka ditë kur ti nuk fle, bën një përmbledhje çfarë ke kaluar dhe pret si të thuash vërtetësinë e këshillave që burojnë nga brenda si një shënjë se shpirti i mirë të ka dhënë vaksinën e duhur.Bashkpunimi shpirt-njeri shërben si stinë e reflektimit si bilancë se nesër troket një mendim i ri.Dhe janë pikërisht ato ditë roz kur ke shkelur nocionin gri dhe i gëzohesh jetës kaq bukur,se doza shpirtërore ka shëruar plagët, luftën e brëndshme në qenien tonë.

Ky ekuilibër nuk është “truk” po rikuperim, pozitivitet për të menaxhuar dobësitë,situatat e pa kohë që na shfaqen,duke dhënë prioritetin për rolin,raportin tonë me botën sociale. Duke hequr dorë nga imazhet e vagëlluara e të turbullta shpirti shërben si një “vidjo -kasetë” ,si një arkiv i heshtur që vjen si katalizator në rast emergjente.Ky bashkëpunim jep të ashtuquajturin”siguri-shpirt,atë ndreqje të ashpërsisë që ngre krye pa kuptuar, atë forcë lakmie që shfaqjet si djall në mëndjet njerzore. Nesër thua;jeta vazhdon..E shkuara bën sikur tulatet e nuk të sheh, po e ardhmja është pasqyrë në momentin e autokontrollit “GODINA NJERI”…

RUDINA MËRKURI.

SHARE
Artikulli i mëparshëmU përurua filmi dokumentar për Ymer Prizrenin
Artikulli tjetërDHOMA E PASQYRAVE…

Revista “FJALA” është në treg për shtypin shqiptar, por edhe më gjerë, që nga viti 2012, por nga vlerat që mori dhe ofroi, kjo revistë bashkangjitur dhe me aktivitete social-kulturore, lindi ideja për të krijuar për ju të dashur lexues edhe këte uebfaqe…

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here