KUPA E SHQIPËRISË , VLLAZNIA FITON NDAJ KASTRIOTIT DHE KUALIFIKOHET…

0
128

Vllaznia ka arritur një fitore të lehtë sot në ndeshjen e kthimit ndaj ekipit të Kastriotit. Shkodranët fituan me rezultatin e pastër 4 – 0 ndaj krutanëve. Fillimisht, do të ishte Tafili që do të shënonte në minutën e 11-të. Më pas do të ishte rradha e Ribajt për të gjetur golin e parë më fanellën e Vllaznisë dhe të dytin për shkodranët. Me këtë rezultat do të mbyllej pjesa e parë.

Në të dytën, kuqeblutë do të shënonin edhe dy herë të tjera. Në minutën e 60-të do të ishte mbrojtësi shkodran i Kastriotit, Ergi Borshi që do të shënonte në portën e tij. Ndërsa, në minutën e 77-të do të vinte edhe goli i katërt me autor mesfushorin Erjon Vucaj. Barazimi 0 – 0 në ndeshjen e parë dhe fitorja 4 – 0 në ndeshjen e kthimit natyrisht që kualifikon shkodranët për në fazën tjetër.

Në raundin e dytë, ekipi i drejtuar nga Armando Cungu do të luajë “Klasiken” e futbollit shqiptar. Pasi, përballë do të ketë ekipin e Tiranës. Edhe pse ky ekip ndodhet në Kategorinë e Parë, përsëri do të kemi një përballje mes kuqebluve dhe bardhebluve edhe në këtë sezon.

SHARE
Artikulli i mëparshëmReflekse pedagogjike …
Artikulli tjetërBlendi Feviziu \ Mos ja kërkoni policise …

Revista “FJALA” është në treg për shtypin shqiptar, por edhe më gjerë, që nga viti 2012, por nga vlerat që mori dhe ofroi, kjo revistë bashkangjitur dhe me aktivitete social-kulturore, lindi ideja për të krijuar për ju të dashur lexues edhe këte uebfaqe…

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here