Kthimi i vizave per shqiptaret , zyrtari europian jep pergjigjen perfundimtare …

0
250

Knut Fleckenstein thote se nuk ka asnje shans qe te kthehet regjimi i vizave …

Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein deklaron se nuk ka asnjë rrezik që të rikthehet vizat për shqiptarët. Sipas eurodeputetit gjerman nuk ka asnjë diskutim për të hequr lëvizjen e lirë për shqiptarët.
“Jo! Në rast se ne ndjekim çdo qeveri që ka çdo ministër që sjell ndonjë ide, por jo, nuk ka asnjë diskutim për të hequr lëvizjen e lirë.
Problemet me Holandën? Mendoj se jo,  sepse problemet që ekzistojnë, kjo qeveri i trajton, ka bashkëpunim mes policive.
Ka një problem për azilin me Francën dhe ka edhe një zgjidhje, por nuk shoh ndonjë rrezik për këtë. Asnjëherë s’i dihet çfarë ndodh në të ardhmen, por nuk besoj që ky të jetë rasti me Shqipërinë” deklaroi ai për Top Channel.
Një raport nga autoritetet holandeze për krimin shqiptar në Holandë bëri që të rikthehet frika për rikthimin e vizave, por eurodeputeti gjerman e mohon se mund të ndodhë një gjë e tillë.

www.shkodraweb.com

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here