Kraja me emrin e Legjendarit Shqiptar . ( Në shkollën Fillore Gjergj Kastrioti Skenderbeu )

0
230

Shkroi : Farida Ramadani – Shkodër

Krajë- Ostros- Mali i Zi

Pata fatin të jem ftuar në Bar- Tivar të Malit të Zi për herë të dytë si pjesëmarrëse nga Shqipëria tre ditor në Festivalin e 31 Letrar Ndërkombëtar për Fëmijë. Në këtë Festival pjesëmarrës ishin shkrimtarët më të njohur nga gjithë qytetet e Malit të Zi, Sebia, Bosnja, Sarajeva etj dhe unë nga Shqipëria. Kjo traditë e përvitshme “Maslinopis”e organizuar nga Drejtori i Kulturës së Barit Z.Çazim Nikeziç mbledh shkrimtarët në një simbol paqeje nën Pemën e Ullirit të Vjetër. Një larmi aktivitetesh kulturore, shfaqje pranë Mullirit të Vjetër, në sallën e Kulturës të qytetit Bar-Tivar, teatër, promovime, intrepretime, ndarje çmimesh për fëmijë etj. Ucaktuan disa grupe përfaqësimi nga ky edicion nëpër shkolla fillore (quhen shkollat 9-vjeçaret) në qytete të ndryshme të Malit të Zi. Mua më caktuan në grupin për në Shkollën Fillore Gjergj Kastrioti Skenderbeu në Ostros-Krajë sëbashku me Mirsad Beçirbashiç nga Sarajeva, Blaga Zhuriç nga Bielopolje dhe Slobodan Vukanoviç nga Podgorica. E çliruar nga ky fakt tashmë do flisja lirshëm shqipen time pasi për dy ditë e pata të vështirë komunikimin në gjuhën malazeze. Sapo arritëm në Krajë madhështia e Bustit të Heroit tonë Legjendar Gjergj Kastrioti Skenderbeu më krijoi hapësirën e komunikimit. Nxënësit ishin njoftuar për ardhjen tonë dhe na dolën menjëherë para por më miqësor ishin me mua sapo i fola në shqip: Si jeni! Si ju kam shqiptarë! Drejtori i shkollës Beqir Berijashi një drejtues mjaft i aftë e modest na mirëpriti në zyrën e tij dhe natyrisht krahas pijeve të ndryshme me një tas me gështenja të pjekura si prodhim i njohur i kësaj zone. Për pak minuta gështenjat na tunduan dhe pastaj vazhduam bisedën rreth veçorive të kësaj shkolle, problematikat dhe ecurinë në përgjithësi të procesit mësimor. Emigracioni ishte një plagë si kudo edhe në këtë zonë i cili shprehej si shqetësim nga Drejtori i kësaj shkolle pasi shkolla nga viti në vit kishte më pak nxënës. Për tëna nderuar si shkrimtarë ai kishte organizuar një aktivitet letrar në një sallë plot me nxënës. Pasi na prezantoi, nxënësit na përshëndetën me poezi në shqip, në gjuhën malazeze dhe në anglisht. Edhe ne pas prezantimit më të hollësishëm folëm për krijimtarinë tonë dhe interpretuam disa poezi për fëmijë. Krahas kësaj unë bëra prezantimin e librit tim në 5000 vargje”Shkodra në 12 yje” dhe ndër të tjera lexova pak strofë të shkëputura nga ky libër për Fadil Krajën, Zyliha Milotin etj e nxitur pasi pashë në koridoret e tyre mjaft stenda me këto figura nga interpretimi në aktivitetet e realizuara të krijimtarisë së tyre me këto figura që ishin mjaft të njohura dhe dashura për to. Pas këtij aktiviteti Drejtori na njohu me të gjitha kabinetet dhe mjediset e kësaj shkolle. Sinqerisht u befasova nga të gjitha sa pashë. Edhe pse kjo nuk ishte shkollë e madhe me rreth 90 nxënës ia kalonte me paisjet që mbante shumë shkollave më të mëdha. Që nga klasat e kopshtit “Lulet e jetës” pamjet didaktike sikur buzëqeshnin bashkë me fëmijët. E tërë shkolla kishte ngrohje qendrore me gaz e cila kishte kushtuar rreth 165 mije euro. Biblioteka me rreth 5000 tituj dhe me rreth 10000 libra e pajisur jo vetëm nga kujdesi shtetëror por pasuruar dhe nga donator të ndryshmëm shqiptar. E veçantë për këtë shkollë ishte realizimi i një reviste të përvitshme “VALËT” e cila promovohej pikërisht në ditën e shkollës me 10 mars me punime të nxënësve dhe aktivitete të ndryshme kjo nën kujdesin e mësueses së gjuhës shqipe Aishe Gjeçbritaj. Kabinetet si ajo e informatikës me një numër të madh kompiuterash, të kimisë, biologjisë, fizikës, historisë, gjeografisë, gjuhës shqipe dhe asaj angleze etj mund të them pa frikë se kishin mjete të bollshme që ti shërbenin më së miri çdo teme mësimore. Paisje të sistemuara bukur dhe kudo pastërti. Nga të gjitha këto vlen për tu veçuar gjelbërimi që në hollin e kësaj shkolle me lloj – lloj lulesh, shoqëruar me një akuarium të madh me peshq si dhe kudo vendosur piktura të nxënësve. Më tërhoqi një qoshk me foto në nderim të të gjithë mësuesve që kishin dhënë mësim ndër vite në këtë shkollë. Në oborr një kopësht botanik me shpend e kafshë si pasuri e natyrës së atij vendi. Dhe surprizat nuk mbarojnë në këtë shkollë. Një Klasë e shndërruar në Muze ku kishte paisje të bollshme të traditës shqiptare. Krahas veglave, mjeteve të punës, nëv të ndryshme, shkrimeve të vjetra dhe disa kostume kombëtare që të gjitha bashkë ruanin me fanatizëm identitetin shqiptar. Për të gjitha këto përkujdesje maksimale kishte jo vetëm Drejtori i shkollës Z Beqir Berijashi por i gjithë stafi dhe shqiptarët e kudondodhur përfshirë dhe ato të emigracionit. Edhe miqtë e grupit tim pavarësisht se ishin nga vende të tjera u kënaqën nga përformanca e kësaj shkolle. Mund të them se krijimtaria e në veçanti poezia sikur fshin kufinjtë. Poezia shtron për brezat mirkuptim, tolerancë dhe paqe kudo në botë. Ajo jep shpresë me mesazhet që përcjell. Për ta mbyllur mora me vete nga kjo shkollë traditën mikpritëse të shqiptarëve, mirkuptimin, dashamirësinë me kulturën dhe profesionalizmin e Drejtorit të Shkollës Gjergj Kastrioti Skenderbeu të Z. Beqir Berijashi si iniciator i ruajtjes me fanatizëm të gjuhës së pastër shqipe edhe në Krajë të Malit të Zi mes malesh dhe pyjesh me gështenja. E kështu krahas kënaqësisë së të folurit shqip u mbusha me frymë se këtu mes malesh fjala shqip mes shqiptarëve rridhte e pastër si burimi i Alpeve tona.

SHARE
Artikulli i mëparshëmKëngëtarja Shqiptare në gjygj përball lojtarit të Milanit …
Artikulli tjetërRapsodi në përfytyrimin tim …
Revista "FJALA" është në treg për shtypin shqiptar, por edhe më gjerë, që nga viti 2012, por nga vlerat që mori dhe ofroi, kjo revistë bashkangjitur dhe me aktivitete social-kulturore, lindi ideja për të krijuar për ju të dashur lexues edhe këte uebfaqe...

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here