Konkursi “Kafeja e Dashurisë” , Poezi nga Lindita Keta : Kjo botëz e dashur me vlerë

0
2019

Jam Lindita Keta , e lindur me 02.04.1962 në Tirane.
Pashe konkursin tuaj dhe me pelqeu jashtezakonisht tema e konkursit , prandaj vendosa te dergoje poezine tiem . Shpresoj te ju pelqeje
Faleminderit paraprakisht!

V.O Redaksia e revistes “Fjala” falenderenon autoren e kësaj poezie në pjesmarrjen e Konkursit të Poezis “KAFEJA E DASHURISE” . I urojmë suksese në garen për të fituar cmimin e parë . Njëkohesisht ju kujtojme ju te nderuar lexues se konkursi vazhdon deri me daten 13 Shkurt 2018 . 

Kjo botëz e dashur me vlerë

Dikur…
Të lutem, kamarier ,
një kafe!
Le të bëhen dy! 
Përballë meje ulet ,
i bukur,
si përherë
E unë, mes avujve,
plot aromë,
“Liciano” bëhem,
përtej e brenda tij shoh,
të zemrës zjarr, që
flakëron
N’avuj magjik, atë çast
perhumb ,
përhumb e shkrihem
në zjarrin e tij!

Shumë më vonë…

Një kafe, të ulem të pi,
pak qetësi të gjej!
Por, do të ishte më mirë,
me vajzën time të parë,
ta pi…
Le të bëhen dy! 
Edhe të tretës ,do t’i pëlqente,
çdo ditë aroma e saj e zgjon.
Le të bëhen tre!
Së bashku me ne,
edhe e dyta e pëlqen ,
një kafe me pak sheqer.
Le të bëhen katër!
Kjo botëz e dashur me vlerë,
kudo e kurdoherë
fton e pret, gjithnjë
një, dy, tre, katër..
edhe më shumë…varet!

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.