KOHA PO FLET PER SHQIPTARET , TE GJITHE NE NJE FRONT KUNDER KRIMIT

0
1356
Reagim dhe mbështetje për “Policine” nga Zv.Kryetari i Bashkise M.Madhe z. Sytki Ndrecaj

Edhe pse ka kaluar atmosfera e Festimeve të 105 vjetorit të Policisë së Shtetit deshiroj të risjellë në vëmendje postimin e në fb të Mesazhit të qartë për mbështetje mbarëqytetare të Shefit të Krimeve në Policinë e Shkodrës z. Saimir Rrustemi.
Aty tregohet qartë predispozicioni i një polici model për të bërë shtet, tregohet qartë angazhimi i një familjari për të edukuar më së miri fëmijët e tij, tregohet qartë vlerësimi i një qytetari për të patur rend e qetësi, tregohet qartë dukuria e një shqiptari që duke luftuar krimin e drogën, korrupsionin e paaftësinë, duke vendosur drejtësinë mbi padrejtësinë ne zgjedhim teorikisht e praktikisht rrugën drejt integrimit Euro-Atlantik, zgjedhim demokracinë mbi anarkinë pushtetare, zgjedhim qëndrimin në Shqipëri e jo braktisjen e saj.

I nderuar z. Rrustemi 

– Dua të të jap mbështetjen time personale si qytetarë dhe pushtetare në pozicionin e Zv.Kryetarit të Bashkisë Malësi e Madhe për këtë mesazh e për punën tuaj për sot e në të ardhmen.
– Uroj e duhet të jemi shumë e shumë sëbashku për të bërë krenarë brezat që rriten në tokën mëmë Shqipëri e për mbarë shqiptarët kudo janë e jetojnë.
– Të jemi shumë e shumë për të forcuar institucionet shtetërore e në veçanti ato që e kanë drejtëpërdrejtë këtë detyrë sidomos organet e policisë e drejtësisë.
– Të jemi shumë e shumë e për ti thënë ndal çdo padrejtësie nga kushdo individ apo strukturë pushtetare.
Koha po fillon të flasë e të punojë për Shqipërinë e shqiptarët e në mënyrë të veçantë për forcimin e shtetit. 
Zoti qoftë kurdoherë me ju e me çdo person, strukturë policore e të drejtësisë, pushtetare e shtetërore që e don e punon përditë për vendin tonë të mrekullueshë SHQIPËRI.
RESPEKTE

Sytki Ndrecaj

Zv.Kryetar i Bashkisë Malësi e Madhe

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.