KNO BUJAR ME T’BUKURIN ZA , SE BILBYLI TY T’PASKA NGJA..

0
837

Vargu i parë i këtij titulli shkrimi është edhe titulli i koncertit të 5-të me rradhë që krye pësë vitesh organizon në kryeqytet mjeshtri i madh , këngëtari më i dashur dhe më i preferuar i shumë Shqiptarve prej sa e sa vitesh . Eshtë fjala për këngëtarin shkodran Bujar Qamili . 28 Maj i vitit 2018 , tashmë do jetë dita tek pallati i kongreseve do “këndojnë” shkodrançe . Në pamje të parë duket disi heret në kohë fillimi i pregaditjeve për këtë koncert vërtetë madhështor por jo , Bujari shprehet se koha ecen , ndaj duhet të ecim dhe ne me ritmin e saj , kështu nje kafe pune me të perzgjedhurin e tij për t’ia pregaditur libretin , tashmë edhe ky mjaft i njohur në fushen e krijimtarise artistike dhe vecanarisht edhe të libreteve të permasave të tilla , është fjala për libretistin Qazim Çela . Kështu të dy keta së bashku edhe me artist të tjerë Shkodran po përgadisin më të miren dhe më të bukuren e mundshme per këte koncert artistik , si gjithënjë me Bujar Qamilin do jenë edfhe artistet e tjerë të Shkodres qofshin këta këngëtar apo humorist , por edhe parodistet e Vlorës nuk do mungojne . Teksa e kemi pyetur Bujar Qamilin për këte aktivitet , vecmas të tjerave kemi mësuar edhe nje fakt interesant , madje shumë domethënës , të gjitha fanseve të kënges së tij , është fjala për femrat nga Shkodra , Bujar Qamili po llogarite të vërë në dispozicion një autobus vetem për këto . Nderkaq Qazim Cela na tregon , madje nuk e fsheh kënaqësinë që edhë kësaj rradhe pas 5 vitesh do jetë libretisti i këtij koncerti. Ndaj dhe na tregoj se ia kishte vënë Titullin “ Kno Bujar me t’bukurin za….(ne shtuam) se bilbyli ty t’paska ngja …

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.