Klodiana Vata , ” Një Naile , Luçie apo Marije ” Talent i padiskutueshëm që na nderon të gjithëve

0
2417

Perg. : Ilmi Kurti  

Klodiana : Nxënësja 15-vjeçare shkodrane që befasoi Francën me talentin e saj rrëfen ëndrrën.Është vetë misioni im si promovues e talenteve të reja ,vlerave artistike dhe trashigimisë kulturore e historike që të përpiqem ti pasqyroj dhe ti promovoj sa më shumë që ti nxis talentet në çfardo fushe qofshin ti shfaqin vlerat e tyre sa më shumë të jetë e mundur në forma dhe mënyrat ndër më të ndryshme,ku lindin çdo ditë në këtë krahinë me kaq shumë vlera. Në rastin konkret kemi një rreze dielli që po shkëlqen dhe kjo quhet Klodiana Vata ku njëri prind është drejtues në policinë e shtetit dhe tjetri në prokorinë e rrethit gjyqësorë në shkodër. Klodiana një nxënese e shkëlqyer ku është shëmbullli më i mirë në Prefekturën e Qarkut shkodër si nxenëse e përzgjedhur si ekselente sot po shkëlqen edhe në fushën e muzikës.Është një këngëtare e vogël në moshë, por që ka një talent premtues për të ardhmen ku ëndërron Marije Krajen,Luçie Milotin apo Naile Hoxhën.Fjala është për artisten Klodiana Vata, e cila së fundmi ka fituar çmimin e parë në konkursin “Les Voix de la Scéne” në Lyon të Francës.Gjithashtu Klodiana ka fituar edhe një bursë nga shkolla muzikore Aicom që drejtohet nga” Pierre Yves Duchan”, trajneri ose profesori i Lara Fabian.Por, le të mësojmë më shumë për këtë përsonazh duke u nisur që nga fillimet e saj, e deri tani, dhe të mos harrojmë se ajo është vetëm 15 vjeçe dhe ka korrur kaq shumë suksese.Në një intervistë ekskluzive për “Urbanus Blog”, Klodiana deklaroi se fillimet në rrugën e muzikës kanë qenë që kur ajo ishte 6 vjeçe, ku edhe është aktivizuar pranë Qendrës Kulturore në Shkodër.Sigurisht që me rritjen do vinin edhe gara më të forta dhe më të rëndësishme që do përfshinin rangun kombëtar dhe atë ndërkombëtar, ku do të ishte edhe finaliste e fituese e shumë prej tyre…Ajo liston këto pjesmarrje: Junior Eurovision, Gjeniu i Vogël 6 (finaliste),Fresk Fare-The Mams (Çmimi i parë),Festivali Ballkanik (Çmimi i parë), Përfaqësuese e Shqipërisë në Paris(International Festival of Language and Culturë) dhe Mantova.Në skenën shqiptare e kemi parë për herë të parë tek ‘Gjeniu i Vogël’ dhe ‘The Voice Kids’. Të cilat siç deklaroi edhe ajo vetë mbetën ndër eksperiencat më të bukura deri tani, që kanë lënë gjurmë në formimin e plotë të Klodianës si këngëtare.Ndërsa për eksperiencat ndërkombëtare shprehet se janë një arsye më shumë që të ndihet mirë dhe krenare për vet faktin se emri i saj ka qenë ai që ka përfaqësuar vendin në këto skena.Së fundmi ajo morri pjesë në ‘Les Voix de la Scene 2017’, ku fitoi çmimin e parë. Pjesëmarrja në këtë konkurs erdhi si dëshirë e saj për të provuar vetën në raport me një juri profesionale dhe të drejtë. Kjo edhe si rezultat se gjatë 9 viteve ka qënë në të gjitha konkurset dhe aktivitet që janë zhvilluar në Shqipëri dhe jashtë saj.Klodiana thotë:Të këndoje në skenën e “Le Voix de la Scene” përpara një jurie,ku kryetar ishte trajneri i Lara Fabian, ishte sa kënaqësi aq edhe frikë se si do të pritesha”.Për Klodianën ishte një fat i madh që jo çdo kujt i vjen në jetë.Duke qënë fituese ajo arriti të ketë bursë në shkollën e muzikës Aicom me drejtues “Pierre Yves Duchan” (trajner profesor i Lara Fabian). Ku gjatë studimeve do të ketë nderin që të takohet me vetë Lara Fabian.Gjatë karrierës së saj, Klodiana ka realizuar edhe një videoklip me titull “Shi Lodre” kur ende nuk kishte bërë 15 vjeçe. Ky projekt erdhi si rezultat i deshirës së saj për të ardhur ndryshe nga herët e tjera, pra të vinte si një vajzë e rritur me një projekt të mirëmenduar.Pritshmëritë e saj kanë tejkaluar me këtë projekt, pasi kënga është pritur shumë mirë dhe në pak kohë pas publikimit, ka arritur të renditet e dyta në Top Awards (Top Channel). Ndërkohë ka arritur të jetë e para në top chart-et e Kosovës ,duke u transmetuar nga të gjitha radiot dhe duke u cilësuar si kënga më e dashur për publikun.E pyetur për ambiciet e saj profesionale në të ardhmen , Klodiana shprehet:Ëndrra ime është të këndoj në skena të mëdha dhe të mirëfillta muzikore, ku do jem përçuese e vlerave më të mira,pasi në fund të fundit këtë duhet të bëjnë artistët.”Fillimet e Klodianës janë shumë premtuese dhe japin sinjale për një të ardhme të sigurt ndoshta në skenat botërore. Shpresojmë që talente si Klodiana të vazhdojnë të na bëjnë krenarë si tani!

Klodiana Vata Foto : 

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.