KLAUDIA POPAJ, SHPALLET MISS BJESHKA 2018

0
3380

Bukuritë e bjeshkve të Kelmendit, natyrisht që “joshin” çdokend me mrrekullin e “dores” së Zotit, çka realisht u ka dhuruar këtyre Bjeshkve gjithçka të mirë. Malet, ujin, ajrin te gjitha, zogjet sikur këtu këndojnë më bukur, njerzit këtu kan zemren e bukur dhe fytyren e këndshme e pamjen gjigande në sinkron me vëtë natyren. Ndaj rikthimi tek tradita e moçme per të gjurmuar, lakmuar dhe shpallur bukuroshen e këtyre bjeshkve, çka realisht me shumë se MISS, do i shkonte bije fjala Zana e Maleve. Gjithësesi kësaj rradhe nuk po ndalemi tek elementet themelor të tradites , çka do thot , duhen risjell ne variantin më të mundshem të organizimit “bio” të logut të Bjeshkve. E rëndësishme është që tashme edhe këtë vit u permbush me sukses, ky event që tanimë është kthyer në një ditë piniku kulturor per të gjithë. Dhe ja Miss Bjeshka apo Zana e Bjeshkve 2018 është vlersuar nga juria bukuroshja nga Vukpalajt e Kastratit, Klaudia Popaj.

Ndërkohë që jan vlersuar edhe dy bukuroshet, ose e thënë ndryshe shoqeruesja e parë dhe e dytë e Zanës së Bjeshkve. Risia e aktiviteti ishte edhe pjesmnarrja e disa kryetarve të bashkive të ndryshme te ftuar nga Kryetari I Bashkisë Tonin Marinaj

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.