KJO KA NDODHUR PESE VITE ME PARE NE ” LORO BORICI ” …

0
286

E PARA NUSE ME VELLO DHE TOP NE STADIUMIN “LORO BORICI”

Pikërisht pesë vite më parë, me 25 Gusht 2012, stadiumi “Loro Boriçi” për herë të parë në historinë e tij, do të përjetonte këtë pamje magjike. Loja e bukur e topkëmbës futbolli, në këtë fushë ka dhuruar spektakël nga më brilandët, tifozat kanë shijuar çaste nga më të pa imagjinueshmet që të dhuron fusha e blertë. Por mbase kjo që ndodhi, atë ditë gushti 2012, do të mbahet mend gjatë.

Dhe ja, si per here, Shkodra shënon vetëm raste të para. Është Jubani, një fshat i vogël, me histori të madhe, veçanarisht në futboll, vendlindja e njërës prej lojtareve të 11-tshit të parë të ekipit po të par të futbollit femra “Juban Danja” ish kapitenia Emanuela Jaku, e cila diten e saj më të bukur të jetes e ka lidhur dhe e ka përjetuar mrekullisht me futbollin. Por historitë e para nuk ndalojne këtu.

Emanuela Jaku është e para trajniere Shqiptare e liçensuar nga UEFA dhe nuk kishte se si të ndodhte ndryshe. Po e para në dasmen e saj me gazetarin e palodhur sportiv Anton Zalli, realizon foton e pare me vellon e nusërisë , këtë do ta bënte pikërisht në fushën e blertë të stadiumit “Loro Boriçi”. Satadium i cili me këtë top futbolli “bekoi” lumturin e çiftit. Velloja i dha bukurinë dhe hijeshinë stadiumit dhe nueses futbolliste , trajnieres Emanuela Jaku.

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here