Kjo është Mimoza Xhelal Rexhvelaj …

0
1002

Nga : Ilmi Kurti 

Poete – Intelektuale . Ka lindur në Fier më 21 janar 1981 dhe është rritur në fshatin Grizhë në Malësinë e Madhe.Shkollën fillore 8 vjeçare dhe të mesme i mbaron në fshatin Ktosh me rrezultate të shkëlqera.Sot si rrezultat i arritjeve të saja jeton dhe punon në fushën e arsimit si mësuese e gjuhë –letërsisë si rezultat i mos nështrimit të politikës është trensferuar në një fshat malorë që quhet Linaj në Njësinë Administrative të Gruemirës ku ajo ndihet krenare për punën fisnike dhe krenarinë që shërben aty ku politika e ka çuar në shënjë hakmarrje.Ka studiuar në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, në degën Gjuhë-Letërsi, ku ka marrë titullin mësuese. Ka marrë gradën “Mastër” në “Etnokulturë”. Vazhdon në vitin e fundit të Fakultetit të Drejtësisë. Është autore e tre librave me poezi dhe një studimi letrarë përkatësisht: – “Dashuri ti je mëkati im” – “Fshima lotin” – “Jepi fjalës kohë”, – “Vështrim mbi poezinë e Diasporës”. Në vitet e fundit ka botuar herë pas here në shtypin letrar dhe është përfshirë në disa antologji poetike, si: “Korsi i hapur” 1, 2, 3 – botim i Pegas-it; “100 poetë për dashurinë”; “Struga 2012”. Është përfshirë tek antrologjitë “Sabbat”, “Fluturim Pulëbardhash”, ku u vlersua me “Mirënjohje”, si dhe tek “Pena e Shkodrës 1-2”, botim i lidhjes së shkrimtarëve Shkodër, ku është anëtare dhe shumë aktive. Është vlerësuar ndër vite me çmimet “Penda e Artë e Migjenit”, “Ibrahim Rugova” në Istog, “Mirënjohje” në “Takimi i Poeteshave” , “Mirënjohje” në “Takimet Letrare” në Ulqin; ka marrë titullin “Poete e talentuar”, nga revista “Fjala”, “Poete e psikologjisë dhe përformamcës poetike” Pegas Albania, “Mirënjohje” tek “Ora e Maleve” në Rozhaj, si dhe “Mirënjohje” nga revista “Laburemos”. Çmimi i tretë në festivalin e poezisë “Pranvera poetike Durrës maj 2017. “Mirnjohje nga Muzeumi Etnografik i Malsisë,”Shtjefen Ivezaj.Mirnjohje nga shoqata Mbarë kombëtare në mdrojtje të grupeve Vunerabël “Rajmonda Haxhija”Mirnjohje nga shoqata ATDHETARE MALËSIA me qëndër në shkodër” Ilmi Kurti.”25 nëntor .Maj 2017 .Është përfshirë në politikë dhe është antare e kryesisë së Partisë Demokratike.Është e martuar dhe ka tre fëmijë të cilët janë shëmbullorë me arritje të shkëlqyera ne rezultate.

 

SHARE
Artikulli i mëparshëmKoplik festohet 29-Nëntori …
Artikulli tjetërUshqimet e Pasura me Vitaminat e Rinisë …
Revista "FJALA" është në treg për shtypin shqiptar, por edhe më gjerë, që nga viti 2012, por nga vlerat që mori dhe ofroi, kjo revistë bashkangjitur dhe me aktivitete social-kulturore, lindi ideja për të krijuar për ju të dashur lexues edhe këte uebfaqe...

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here