KËSHILLI I BASHKISË MALËSI E MADHE , SHPALL TRE QYTETAR NDERI . . .

0
552

Pas gjithë asaj zhurme mediatike prej disa ditësh për shëmbjen e kulles së Prek Calit ku më së shumti u akuzua Bashkia Malësi e Madhe, ç’ka realisht nuk rezultoj ashtu siç u trumbetua. Përsëri duhet thënë se me vendimin e marrë një ditë më parë nga Këshilli i Bashkisë Malësi e Madhe, për të shpallur tre Qytetar Nderi të Malësisë së Madhe, u konsiderua si një largim vëmendje nga “Kullla e Prek Calit”. Në realitet askush nuk e thotë se përse u gjend pikërisht ky moment për të shpallur këta qytetar nderi. Në anën tjetër, vlen të citohet fakti se opozita, pra Partia Demokratike dhe jo LSI, nuk e votuan këtë propozim të kryetarit të Bashkisë Tonin Marinaj, madje demokratët dolën nga salla e mbledhjes, duke shtruar në tavolinen e mbledhjes propozimin e tyre, për të shpallur Qytetar Nderi: ish-presidentin dhe ish-kryeministrin , njëherazi ish-lider historik i demokratëve dr. Sali Berisha. Këtë propozim e ka bërë kryetari i grupit të demokratëve Gjovalin Veshtaj. Gjithësesi maxhoranca me “ndihmen” edhe të LSI-së i ka miratuar tre propozimet e kreut të Bashkisë Tonin Marinaj, duke shpallur Tre Qytetar Nderi të Malësisë së Madhe. Ndërkohë që duhet theksuar fakti se veçmas kundërshtimit të demokratëve edhe këshilltarë të tjerë, por edhe intelektual të ndryshëm në qytetin e Koplikut duke mos shprehur direkt kundershtim, vlersojnë se Malësia e Madhe ka edhe të tjera figura e personalitete mjaft të spikatura që realisht e kanë merituar me kohë një vlersim të tillë nga vendlindja e tyre.

AKADEMIK REXHEP QOSJA QYTETAR NDERI I MALËSISË SË MADHE!

Akademik Rexhep Qosja, me banim në Kosovë, i lindur me 25 qershor 1936, në Vuthaj të Kelmendit. I është propozuar Këshillit të Bashkisë Malësi e Madhe ti akordohet titulli “Qytetar Nderi” i Malësis së Madhe. Në shkresen përcjellse që mban firmen e kryetarit të Bashkisë Tonin Marinaj, u bëhet e ditur këshilltarëve se Akademik Rexhep Qosja, autor i mjaft veprave, i lauruar me mjaft çmime, duke vlersuar kontributin e tij, si dhe për vlerat e larta në fushen e studimeve gjuhësore e të krijimtarisë letrare dhe etno-kulturore shqiptare në përgjithsi dhe për kontributin e tij atdhetar në lartësimin e trevës Malësi e Madhe e sidomos në themelimin e Kosovës së pavarur në veçanti. Për të gjitha këto këshilltarët e bashkisë janë “bindur” dhe e votuan me votat e maxhoranses këtë propozim të kryetartit të Bashkisë Z. Tonin Marinaj.

SHKRIMTARI NIKOLLA SPATHARI QYTETAR NDERI I MALËSISË SË MADHE!

I lindur në fshatin Goraj –Budish të Njësisë Administrative Kastrat, të Bashkisë Malësi e Madhe, me daten 05.12.1940, Nikolla Spathari pas formimit të tij në shkollën pedagogjike Shkodër dhe përfundimit të studimeve të larta për matematikë – fizikë dhe punës së tij si mësues. Ka botuar 15 libra, nga të cilat 7 me poezi. Krahas krijimtarisë si poet Nikolla Spathari njihet edhe si një publicist, por edhe si studiues. Ka marrë mjaftë çmime. Aktualisht është kryetar i klubit të shkrimtarëve në Durrës dhe drejtor i revistës “Vegime letrare”. Per këto dhe të tjera merita, kryetari i Bashkisë Tonin Marinaj i propozoi këeshillit të bashkisë akordimin Qytetar Nderi i Malësisë, z. Nikolla Spathari. Me këtë motivacion: “Për vlera të pamohueshme në fushen e krijimtarisë letrare dhe etno-kulturore, me kontribut lartësimin e trevës Malësi e Madhe e me gjërë. Edhe në këtë rast këshilltaret e maxhorances iu “binden” kryetarit të Bashkisë.

 

ISH-FUTBOLLISTI I KOMBËTARES SHQIPTARE RUDI VATA: QYTETAR NDERI I MALËSISË SË MADHE! 

Për vlera të pamohueshme në fushen e futbollit me kontribut në lartësimin e trevës tonë Malësi e Madhe, janë motivacion, por edhe një përshkrim i shkurtër i veprimtarisë futbollistike të Rud Vates, të përgaditura nga stafi i kryetarit të Bashkisë Malesi e Madhe Tonin Marinaj, ku kanë “bindur” këshilltarët malësor për ti akorduar titullin: Qytetar Nderi I Malësisë Së Madhe, ish-kapitenit të kombëtares Rudi Vata.

 

KUJTESË . . .

Natyrisht këshilltarët qofshin ata që miratuan propozimet e kryetarit të Bashkisë për tre Qytetar Nderi , po kështu edhe ata që nuk votuan, duket se kanë harruar që një vit më parë kanë miratuar edhe një listë prej 11(njëmbëdhjetë) personalitetesh, me këtë titull. Ku ndër të tjerë janë edhe dy futbollistët aktual të kombëtares Shqiptare të futbollit Elsi Hysaj dhe Bekim Balaj, por që çuditërisht nga ajo ditë e deri më sot askush nuk tha, se si dhe kur do të ju dorzohen zyrtarisht këto çertifikata. Kështu lind pyetja që mos të kenë të njëjtin fat edhe këto trë vlersime. Malësia e Madhe dhe të vlersuarit e saj nuk duhet ti marrin në mënyrë klandestine, por në mënyren më të mirë të mundshme publike. Përndryshe . . .

 

KËSHILLTARI DEMOKRAT GJOVALIN VESHTAJ PROPOZON TI JEPET TITULLI QYTETAR NDERI , DR. SALI BERISHA.

 

Shumë shkurt dhe shumë i qartë në fjalen e tij, kryetari i grupit të këshilltarëve të së djathtës në këshillin Bashkiak Malësi e Madhe, Gjovalin Veshtaj, teksa ka kontestuar veçanarisht propozimin për akademik Rexhep Qoja, në dalje nga mbledhja në shenj proteste i ka kërkuar këshillit ti merret në konsideratë për mbledhjen tjeter, ku edhe do të përgadisin dokumentacionin përkatës, për të shpallur Qytetar Nderi dr. Sali Berishen. Dr. Berisha: – ka theksuar Veshtaj; ka kontribuar për Malësinë e Madhe më shumë se kushdo tjeter, ndaj e meriton një vlersim të tillë. Është ky guri i hedhur si “dopjo gjashtë” në tavolinen e lojes për ta shpallur Qytetar Nderi.

SHARE
Artikulli i mëparshëmKARTOLINA (Tregim i jetuar) …
Artikulli tjetërPS Marreveshje me vehte …

Revista “FJALA” është në treg për shtypin shqiptar, por edhe më gjerë, që nga viti 2012, por nga vlerat që mori dhe ofroi, kjo revistë bashkangjitur dhe me aktivitete social-kulturore, lindi ideja për të krijuar për ju të dashur lexues edhe këte uebfaqe…

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here