Kanadaja heq vizat për dy shtetet e Ballkanit.Maqedonia do të mbetet pa Maqedonas …

0
324

Nga ky vendim përfitojnë edhe mijëra maqedonas që kanë marrë pasaporta bullgare dhe heqja e vizave do ndikojë që ata masivisht të largohen drejt Kanadasë.Kjo do të nxit gjithashtu edhe fluks të ri qytetarësh të Maqedonisë drejt Bullgarisë dhe Rumanisë për t`u pajisur me pasaportat e këtyre dy vendeve.

Ministria për Shtetësi dhe Migrim e Kanadasë, njoftoi se kanë hequr vizat për qytetarët e Bullgarisë dhe Rumanisë.

Në njoftimin e publikuar nga ministria bëhet e ditur se pas bisedimeve të bëra me delegacionet e nivelit të lartë të të dyja shteteve që nga viti 2014 për heqjen e vizave është arritur rezultat.

Në deklaratë theksohet se vendimi tregon se Qeveria e Kanadasë i kushton rëndësi marrëdhënieve të saj me dy shtetet si dhe BE-në.

Me vendimin e ri rumunët dhe bullgarët do të mund të hyjnë në Kanada pa viza, për akomodime, vizita të familjes dhe shokëve si dhe me qëllime turistike deri në 6 muaj.

Ndërkohë ministri për Shtetësi dhe Migrim, Ahmed Hussen, në deklaratën e tij tha se “Lehtësimi i vizitave të rumunëve dhe bullgarëve në Kanada, do të inkurajojë më shumë udhëtime dhe tregti, kështu që do të krijojë mundësi të reja tregtare dhe investimesh për kanadezët dhe evropianët”.

Nga ky vendim përfitojnë edhe mijëra maqedonas që kanë marrë pasaporta bullgare dhe heqja e vizave do ndikojë që ata masivisht të largohen drejt Kanadasë.Kjo do të nxit gjithashtu edhe fluks të ri qytetarësh të Maqedonisë drejt Bullgarisë dhe Rumanisë për t`u pajisur me pasaportat e këtyre dy vendeve./TetovaNews

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here