JONUZ DELAJ , RAPSODI ME I MIRE , FALENDERON FANSAT …!

0
202

Falenderim !!!

Unë rapsodi i popullit Jonuz Delaj
falënderoj nga zëmra miqët e facebook dhe ma gjanë që më uruan për vlersimin e madh në rastin e dhënjes së diplomes  , ” RAPSODI ME I MIRE “, në festivalin Rapsha 2017 me z. Luca Juncaj president dhe drejtor i festivalit ” Rapsha 2017 ”
Njëkohsisht falënderoj mediat televizive lokale dhe kombetare që transmetuan vlerat e këtij festivali dhe të miat personale , duke percjellur për audiencen ato vlera të pa diskutueshme , të thesarit të pa cmuar të folkut dhe etnografisë shqipëtare .
Castet nga dhënja e diplomes nga kryetari i jurise ishin dhe mbeten mbresat dhe emocionet e mia , sepse ky vleresim mban vulen , më bënë pjese e këtyre vlerave …
Ndaj veçanarisht nga zëmra falënderoj televizionin Kopliku me një hapësirë shikimi të bollshëm , kudo gjërë në kontinentin e larget të amerikes e më gjërë , si dhe gazetarin e tijë profesionist  , si dhe botues dhe drejtor i revistës ” Fjala ”  , Gëzim Vuçaj i cili nuk më lëshon por më ndjek kudo me kamren e pënën e tij , të cilin  e kam mbështetje të fuqishme ,bashkulltar i fortë i vlerave folklorike , një artdashës i cili është dhe president i Shoqatës kulturore artistike  ” Sali Mani ”  . Po kështu falënderoj dhe presidentin e Tv Koplikut z. Zenel Hoxha që transmeton pa pritesë dhe , kundrejt asnjë vlere monetare . Ndihmesë e cila kontribuon shumë në ruajtjen e trashigimisë sonë kulturore . Kanget e intevistat e mia për folkun , eposin e  M.Madhe janë transmetuar në këtë dritare , ku Malesia shikon vehten dhe shikojnë të tjerët … Ka shumë për falendërim , por Malsia e Madhe dhe banorët e sajë që më duan e më përshendesin kudo që më shohin e më dëgjojnë këngët dhe lahuten time të Malesise , meritojnë që unë t’ju them se jam dhe do jem rapsodi i tyre . Kosoven që më fton c’do herë në aktivitetet e saja nuk mund ta lë pa e përshendetur , sepse nga shumë vëllezer kosovarë kam marrur mesazhe urimi dhe duke me quajtur rapsodi ynë ndaj dhe unë them jam rapsod i popullit . Po kështu nga zemra del falenderimi edhe për shqiptarët në shtetin Mali I Zi , këtu shqiptaret jo vetem me duartrokitje , por edhe me thirrën në emër teksa parakalonin me grupin në qender të qytetit të Tuzit . Kësisoj edhe emigrantët në katër anet e Botes që më shkruajnë e më telefonojnë duke më thënë të këndoftë
zemra gjithmonë …. Falenderim tjetër për regjizorin e talentuar të televizjonit shqiptar z. Llesh Nikollin i cili sa herë më takon në aktivitete më kerkon intervista për lahuten e malsise dhe vlerat e sajë për punen që kryen lavda ne transmetimin e eposit tone legjendar . Ndaj ju premtoj se për Malsine e Madhe dhe vlerat e sajë do të kontriboj deri në piken e fundit të frymes sime…
Kështu që folklori ynë si pasuri shpirterore i popullit tim të vyer e të shkelqyer mos të harrohet por , të transmetohet si pasaport identitetit në tanë boten sepse falë popullit
kemi pasuri të bollshme me vlera të mëdha e të përmasave të mëdhaja . Respekt për Malsine e Madhe e të gjithë Shqipëtaret nëper Bote .! I juaji do të jem gjithmonë …!

JONUZ DELAJ RAPSOD I POPULLIT ! 

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here