JETA DUHET JETUAR …!

0
319

VIZATIM LETRAR , NGA : ATRIDA FERKETI

Bëjnë 100 shkrepje për të nxjerrë një foto të vetme në facebook apo instagram , i ngelin në derë rrobaqepeses derisa ja përfundon fustanin për dasmen e radhes , dëgjojne muzike pafund gjithë diten , nuk ja ndin për politike e mire ja ban , nuk e njeh aspak kush është këshilltari apo shefi i kabinetit , nuk shkon me votu se si beson asnjërit , nuk blen gazeta , nuk i mbushet mendja se ska kualicion mes Bashes e LSI , mendon se Berisha asht përseri kryetar i PD_se , i bejne rrush e kumbulla ata dy qyqe lek qe i run për një vit me radhë , rraskapitet në palester me hek barkun e celulitin , bënë 3 here në vit pushime se ja mban xhepi , jeton me prindërit apo jo , apo përfundojnë bashkë këta dy që dashurohen tash 7 vjet , kërkon me cdo kusht me pas celularin e fundit , shkon te salloni i bukurise 3 here në javë , ka dëshire me organizu festa , blen atlete “Nike” , nuk shkon në asnjë takim elektoral , i ha shume embelsirat , thërret ambulancen saherë ka nxehtë , kundermon ashensori nga parfumi i shtrenjtë …… Ani s’ka gja sepse sejcili ka jetën e vet e din vetë se
cfare bënë . Cdo kush shijon e gëzon me mundësitë
 e shijet e veta. Deri aty ku nuk cënon as jeten e vet , as të familjes le të gëzojnë se një jetë është . Jeta duhet jetu ! Jeta vlen ! Jeta e sejcilit vlen njëlloj si jeta e cdo personaliteti ndaj mos u kompleksoni aspak e mos gjykoni! Unë nuk besoj në jetën e përtejme ndaj du me shiju këtë të sotmen qoftë edhe duke ikë e ardh dritat ose duke lujtë mos u nxeh! Gëzojuni gjërave të vogla që na bëjnë me u ndi mirë e që na falin paksa buzeqeshje! Jeta është e shkurtër !

SHARE
Artikulli i mëparshëmFARIDA RAMADANI : PUSHOJ DUKE LEXUAR DHE SHKRUAR …
Artikulli tjetërAndrea Isufaj , Shqiptari Që Firmosi Për Chievon …

Revista “FJALA” është në treg për shtypin shqiptar, por edhe më gjerë, që nga viti 2012, por nga vlerat që mori dhe ofroi, kjo revistë bashkangjitur dhe me aktivitete social-kulturore, lindi ideja për të krijuar për ju të dashur lexues edhe këte uebfaqe…

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here