JEP DOREHEQJE SHPETIM HALAJ , ADMINISTRATORI I KLUBIT TE FUTBOLLIT VELECIKU

0
1697

Pikrisht kur pritej që të beheshin edhe afrime të reja në rradhet e ekipit te futbollit Veleciku , këto në kuader të pregaditjeve për fazen tjetër të kampionatit të futbollit për kategorine e dyte , ku siç dihet objektivi i Velecikut ishte ngjitja në kategorine e pare , ka ndodhur ajo që nuk pritej . Kësisoj në vend të afrimeve dhe perforcimeve në ato reparte ku tekniku Duli nuk është ndjerë shumë i sigurt . Eshtë pikrisht administratori Shpetim Halaj i njohur si mbështetësi kryesor i Velecikut për të garantuar kategorine e parë i cili ka dhënë lajmin aspak të mirë për Velecikun , doreheqjen nga administrimi i Velecikut . Po kështu edhe drejtori teknik Nuri Rexha është shprehur rreth këtij realiteti të ri në skuadren e Velecikut. Nderkohe që tekniku i skuadres Besnik Duli , edhe pse shprehet mjjaft i indinjuar nga ky realitet , pa dashur të dijne se përse ka ndodhur kjo mosmarrveshje në mes drejtuesve të Bashkise dhe Admninistratorit shprehet se Veleciku në kete situate të krijuar e ka të vështire të synojne realizimin e atyre objektivave të vëna në fillim të kampionatit . Kjo situate e krijuar në rradhet e skuadres së Velecikut , normalisht që ka krijuar jo pak shqetsime tek futbollistet dhe stafi teknik , por edhe tek tifozeria . Ndaj pa dashur të ndalemi tek arsyet e kësaj doreheqje , tanimë vlen të citohet fakti se për Velecikun , kjo situat nuk është e favorshme . Gjithsesi në ditet në vijim do të mësojme se cfarë të rejash do kemi në kupolen drejtuese të Velecikut.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.