INTERVISTE ME SKENDERBEUN DHE …

0
1894

Në fakt duke e lënë disi mënjëanë modestinë , më duhet të them , se në gjithë aktivitetin tim në profesionin e gazetarit , më ka takuar fati të intervistoj presidente dhe kryeministra , por asnjëherë s’më kishte shkuar mëndja se do t’me takonte fati të “intervistoja “ Skenderbeun . Por ja që kot nuk thonë : At që i sjell “dekiku” nuk e sjellë motmoti . Isha prezënt në një nga aktivitet që po organizohej këto ditë diku në një sofer shqiptarie , një veprimtari në kuader të vitit të Skenderbeut . Krahas të tjerave u luajt një pjesë minidrame kushtuar Heriot tonë kombëtar Skenderbeut . Ne fakt jo vetem unë , por edhe tjerë pyesnin : Kush po luan kaq bukur dhe kaq hijeshem Skenderbeun? Të gjithë citonin emra , asnjëri nuk ishte i sigurt në mendimin e tij . Në perfundim të aktivitetit , iu afrova për ta intervistuar , ndaj e Pyeta : O i madhi Skenderbe , a pranon një intervistë, për Tv Kopliku dhe revisten “Fjala”? – të jap fjalen që po .- Ah të lutem mos e leviz shpaten se…- Jo , jo shpata është për armiqt , mu pergjigj Skenderbeu . Dhe kështu e filluam biseden . Por gjatë gjhithë bisedes nuk e mesova se kush ishte Ky Skenderbeu , aktor. Më tha jemi takuar në Lezhë dikur aty me tha mblidhet Shqiptaria . E pra ky eshtë Skenderbeu i shoqates “Shqiponja” në Tuz. Interpretuar me mjeshteri nga Anton Pllumaj .

VITI I SKENDERBEUT , KONCERT ARTISTIK NË TUZ

Aktivitet në kujtim të 550 Vjetorit të Heroit Kombëtar …

Posted by Revista Fjala "Shkaba" on Monday, January 29, 2018

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.