Interesi për futbollistin Elseid Hysaj / pas ekipeve angleze në skenë shfaqen Reali dhe Atletiko

0
710
Albsport raporton se duket si diçka e pabesueshme, por lajmet që vijnë nga Spanja janë të mëdha për mbrojtësin e Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj. Dy ekipet kryeqytetase, Reali dhe Atletiko e Madridit duket se kanë në radarët e tyre mbrojtësin Malësor .

24-vjeçari, veçohet për sigurinë në mbrojtje, si një nga pikat më të forta të këtij reparti në ekipin e Mauricio Sarrit. Përveç ekipeve angleze, si Mançester Junajtid, Arsenal apo Çelsi, tashmë shfaqen edhe Atletiko dhe Reali.I pyetur disa ditë më parë, agjenti i Hysajt, Xhufredi, deklaroi se e ardhmja e Hysajt lidhet ngushtësisht me të ardhmen e teknikut Sarri, i cili nëse qëndron më gjatë tek Napoli, do e dojë në skuadër mbrojtësin. Gjithsesi, sirenat e alarmit për Hysajn tashmë kanë rënë…

 

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.