Incident me Fatos Nanon në Shkodër , Garda nuk e lejon të parkojë tek stadiumi / +Video …

0
547

Ish-kryeministri Fatos Nano ka qënë i pranishëm mbrëmë në stadiumin Loro Borici, ku po zhvillohej ndeshja mes Shqipërisë dhe Italisë. Ajo që ka rënë në sy është se ish-kryeministri Nano nuk është lejuar që të parkojë makinën e tij pranë stadiumit ‘Loro Boriçi’.

Garda nuk e ka lejuar të parkojë, edhe pse ish-kryeministri i është drejtuar gardistit me fjalët “Unë jam Fatos Nano”. Ushtari i Gardës nga ana tjetër i thoshte se “unë të njoh, por nuk lejohet”. Edhe pse ishte i ftuari i kryeministrit Edi Rama dhe gjithashtu e ka shoqëruar gjatë gjithë kohës, duket që Rama ka “harruar të kujdeset” deri në detaj për ta respektuar Nanon.

SHARE
Artikulli i mëparshëmNis puna per krijimin e shoqatës shqiptare në Cremona , Itali …
Artikulli tjetërAMBASADORET E BE NE MAL TE ZI MYSAFIR NE ULQIN

Revista “FJALA” është në treg për shtypin shqiptar, por edhe më gjerë, që nga viti 2012, por nga vlerat që mori dhe ofroi, kjo revistë bashkangjitur dhe me aktivitete social-kulturore, lindi ideja për të krijuar për ju të dashur lexues edhe këte uebfaqe…

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here