GRATE që frymojnë VLERA

0
1132

Gëzim Vuçaj

Krijimi i Degës së Shkodrës pranë Fondacionit Nermin Vlora Falaschi

Në Shkodër me 3 Qershor në ambientet e Hotel Rozafës me iniciativën e Zj Farida Ramadani u realizua një takim me gratë e shquara të Kombit në mbarë shqiptarinë që si xixëllonja qëndisën identitetin e femrës shqiptare. Anëtare të Fondacionit Nermin Vlora Falaschi në respekt të kësaj gruaje që bëri shumë për kauzen kombëtare si një simbol i femrës, që ngriti zërin në arenën ndërkombëtare për të drejtat, vlerat dhe cilësitë e shqiptarëve. Mbesa e plakut nga Vlora Ismail Qemali që simbolizohet me ngritjen e flamurit në Vlorë. Në këtë fondacion aderojnë gra të shquara, që kanë vlera, formim, kapacitete, veprimtare të cilat pa u krsyer dhanë kontributin e tyre jo vetëm në qytetet e lindjes por dhe me gjerë aktive dhe në diasporë. Ky fondacion sapo ka festuar 15 vjetorin e tij shoqëruar me një gamë të larmishme akrivitetesh në fusha të ndryshme ku kanë promovuar vlerat e gruas shqiptare ndër vite.

Këtë ditë u promovuan vlerat e grave shkodrane, u pasqyrua shkurtimisht aktiviteti i Fondacionit shoqëruar me promovimin e librit “Testamenti i grave” i cili përshkruan në mënyrë të detajuar gjithë aktivitetin e këtyre zonjave ndër vite. Libër ky i ideuar nga Presidentja e këtij fondacioni Zj Zenepe Luka (që fatkeqësisht në pamundësi për të asistuar po atë ditë kishte një rast vdekjeje të mortës së saj). Takimi filloi me Himnin Kombëtar. Na nderuan me pjesmarrjen e tyre rreth 40 gra nga të cilat 16 gra të ardhura nga të gjitha trojet nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali I Zi dhe Diaspora si : Margarita Xhepa, Vllasova Musta, Migena Arllati, Zylfije Duraku, Irini Qirjako, Rajmonda Moisiu, Suzana Numani, Flora Durmishi, Ajtene Krasniçi, Qamile Paja, Vitore Sallaku, Vojsava Rama, Lavdije Manaj, Kozeta Kamaçi, Shpresa Becaj etj. Gra nga Shkodra nga tëgjitha fushat, përfaqësueset e Kryesisë së Degës për Shkodrën për Fondacionin Nermin Vlora.

Zj. Farida Ramadani ka bërë një shtrirje të kujdeshme në të gjitha fushat por gjithnjë duke theksuar në fjalën e saj “se ky është vetëm fillimi, me gra të tjera do të zgjerohet kjo degë dhe do të ndriçohet. Me këtë rast Farida i bën thirrje grave shkodrane të promovojnë vlerat, të njohin njera tjeterën dhe të njihen nga qytetarët për kontributet dhe aftësitë e tyre pasi të tilla në Shkodër ka mjaft. Gratë shkodrane të përzgjedhura nëKraesinë e degës ishin përzgjedhur: Zyliha Miloti – aktore, humoriste protagoniste në filma të ndryshëm etj., Merita Smaja – aktore, prezantuese, publiciste, petagoge etj, Erjona Hasmujaj – pedagoge në disa fakultete me mjaft reputacion dhe tituj nderi, Felek Brahimi – pjesmarrëse aktive në një sëre aktivitetesh sociale dhe të shoqërisë civile, sekretare pranë Prefektit të Qarkut Shkodër etj, Keti Bazhdari – filantrope, pjesmarrëse në disa aktivitete bamirësie, aktivitet me të rinj dhe fëmijë, probleme sociale, civile etj, Xhuli Shestani – basketbolliste e papërsëritshme për Vllazninë me një karierë të suksesshme sportive dhe vlerësuar me disa tituj nderi, Farida Ramadani – basketbolliste e Vllaznisë, poete, publiciste, aktive në probleme të ndryshme përfshirë dhe ato Kombëtare dhe Çame etj, Kozeta Bruçi- gazetare me shumë përvojë, publiciste, aktive në shumë veprimtari me game të gjërë fushash etj, Mukades Çanga- këngëtare e suskseshme me karierë të gjatë, ka pushtuar skenat e Shkodrës dhe më gjërë, e duartrokitur përherë, ka dhënë dhe jep mjaft kënaqësi me zërin e saj të bukur.

Për të gjitha këto zonja u lexuan CV shkurt për tu njohur me karieren e tyre, veprimtaritë, çmimet, trofetë, titujt etj të cilat u shoqëruan me foto nga aktivitetet e tyre. Më pas iu dha fjala mikeshave të ardhura. Vllasova Musta Nënkryetare e Fondacionit e cila shkurtimisht bëri një rezume të punës së fondacionit. E madhërishmja Margarita Xhepa mori fjalën dhe përshëndeti këtë iniciativë, e përgëzoi Zj Farida Ramadani për krijimin e Degës në Shkodër duke theksuar se ishte mjaft e vonuar kjo iniciativë por “më mirë vonë se kurrë”,- theksoi ajo. Interpretimi i magjishëm i një poezie ndali frymën e pjesmarrëseve për të dëgjuar çdo fjalë në thellësi të zërit. Përfaqësuese të tjera të degëve morën fjalën si : profesore Migena Arllati nga Gjakova, Zylfije Duraku nga Ulqini, Raimonda Moisiu veprimtare e flaktë në Amerikë të cilat shpalosën një pjesë të veprimtarive të tyre ndër vite. Sharmante e bëri ditën këngëtarja Irini Qirjako dhe Mukades Çanga të cilat kënduan këngë nga repertori i tyre me të cilat u bashkua zëri i të gjithave si një kor i bukur femror.

Në fund Kryesia e Degës së Shkodrës në mënyrë unanime zgjodhi si Kryetare të kësaj dege Zj Farida Ramadani (Zmijani) e cila i përgëzoi për besimin dhe vlerësimin që i bënë asaj. Aktiviteti u pasua me një udhëtim vijues në Shirokë, një drekë e këndshme në restorantin Bexhisteni dhe u shpërndanë dhurata për të pranishmet e ftuara. Me mbresa të këndshme dhe me emocione përfundoi ky takim mes shqiptareshash plot vlera dhe kapacitete për të shpresuar se kontributi i tyre dhe grave të tjera do transmetohen ndër brezat e ardhshëm duke i motivuar se duhet punuar shumë për vendin dhe kombin në përgjithësi për tu bërë të denjë dhe për të triumfuar në arenën ndërkombëtare me dinjitet.

SHARE
Artikulli i mëparshëmÇ i n ç i
Artikulli tjetërRINIA BRAKTIS SPORTIN

Revista “FJALA” është në treg për shtypin shqiptar, por edhe më gjerë, që nga viti 2012, por nga vlerat që mori dhe ofroi, kjo revistë bashkangjitur dhe me aktivitete social-kulturore, lindi ideja për të krijuar për ju të dashur lexues edhe këte uebfaqe…

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here