Gjokë Dukaj fitues i çmimit vjetor të Komunës së Tuzit

0
128

Me rastin e shënimit të 15 dhjetorit, Ditës së Komunës, pushteti vendor e vazhdoi traditën e ndarjes së çmimit vjetor, ku laureat ishin koleksionisti Omer Dajbabiq dhe gazetari Gjokë Dukaj. Duke pranuar çmimin e Komunës, Dukaj falënderoi anëtarët e jurisë për vlerësimin e dhënë dhe njëkohësisht vlerësoi se ata, në këtë mënyrë, kanë respektuar përfaqësuesit publik, kulturo-shpirtëror dhe të institucioneve të cilët me nënshkrimet e veta e kanë përkrahur propozimin që ai të jetë fitues i këtij çmimi.Ai, u shpreh i kënaqur nga fakti se përfaqësuesit e pushteti vendor kanë vlerësuar punën dhe angazhimin e tij shumë vjeçar jo vetëm në fushën e gazetarisë, por edhe punën frytdhënëse në ruajtjen dhe kultivimin e vlerave të trashëguara si dhe në krijimin e vlerave të reja në fushën e publicistikës dhe të produksionit. Ndërkaq, kryetari i jurisë për ndarjen e këtij çmimi, Lindon Gjelaj, arsyetoj motivacionin për ndarjen e çmimit se Gj. Dukaj i jepet çmimi “për kontribut dhe afirmimin e vlerave krijuese të rëndësishme për komunën e Tuzit dhe më gjerë, në veprimtarinë publicistike, botuese dhe të produksionit, si dhe për punën e përgjithshme humane.” Të rikujtojmë se ai përveç punës së përditshme në gazetari është edhe autor i disa projekteve filmike dokumentare si “Përjetës e Besës” , “Dora e pajtimit” , “Në murin e dhimbjes”, “Besnik Jezusit dhe Kombit” etj. Kohë më parë botoi librin “Përjetësia e fjalës” përmbledhje publicistike.

Foto përshtatese : 

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here