Gjobë deri në 10 mijë euro për prindërit që publikojnë fotot e fëmijëve në Web

0
788

Paralajmërohen prindërit. Baballarët dhe nënat që duan të publikojnë fotot e fëmijëve minorenë në “Facebook”, “Twitter”, “Instagram” dhe platforma të tjera sociale jo vetëm që do të detyrohen të heqin fotot por edhe duhet të paguajnë një gjobë. E çfarë gjobe se! Një masë prej 10 mijë eurosh. Kështu ka vendosur gjykata e Romës me një vendim të 23 dhjetorit 2017.Bëhet fjalë për një precedent unik në Itali për mbrojtjen e minorenëve, edhe pse janë shumë vendime që kanë detyruar prindërit të çaktivizojnë profilet sociale të fëmijëve ose të heqin fotot e publikuara në faqet e tyre.Dhe, përveç kësaj në vendimin e gjykatës së Romës, dispozitat që rregullojnë menaxhimin e imazhit të të miturve hyjnë gjithashtu në kushtet e ndarjes dhe të divorcit.Referenca ligjore që çoi në këtë vendim është në nenin 96 të ligjit mbi të drejtën e autorit, i cili parashikon që portreti i një personi nuk mund të ekspozohet pa pëlqimin e tij, përveç përjashtimeve. Për të mos përmendur që të miturit gëzojnë mbrojtje më të madhe të dhënë nga Neni 16 i Konventës së 1989 për të drejtat e fëmijë .

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.