Gjetje e re arkeologjike në Istog-besohet të jetë vazhdimësi e gurit mbivarror të Viatorit

0
432

NGA : JETA BEQIRAJ RTK 

Në lagjen Gjyshkokë të Kaliqanit, një qytetar ka gjetur një gur mbivarror I cili besohet t‘I takojë periudhës romake si dhe pjesë e gurit të ekspozuar tashmë në muzeun komunal të Istogut, I gjetur para 20 vitesh nga po i njëjti qytetar.

Ndodh që herë-herë ekipe arkeologësh gërmojne me vite në një lokalitet për gjetje të cilat një qytetar I thjeshtë I has krejt rastsisht. Kështu ndodhi edhe me 71 vjecarin Salih Feke Zogajn, nga lagja Gjyshkokë e Kaliqanit të Istogut, I cili për të dytën herë brënda dy dekadave gjen pjesë të gurëve mbivarror të cilët dëshmojne lashtësinë tonë brënda ketyre hapësirave ilirike.

 “Këtu para lufte e kemi gjet një gur t’vjetër. N’atë gur shkrujke “Viktor Pato” edhe një numër romak. Më mësoi dikush me e alrgu se mund ta marrin e cojnë tjetërkund dhe e kam marr e fsheh nër kosh t’drithit, përmbys mos me e pa kush. U djeg koshi prej luftë po gurin mas lufe e gjeta nër kosh t’djegun. Atëherë I kam lajmru kta të komunës së Istogut, ka ardhë arkeologu e ka fotografu edhe e kane marr e cu n’mue t’qytetit”, rrëfen për RTK-në Zogaj , për gjetjen e tij të parë.

 Salih Zogaj-“Arkeologu” I rastsishëm I gjetjeve ilire

Pas dy dekadash, nga po I njëjti qytetar Zalih Zogaj, do të gjendet një zbulim tjetër poaq i rëndësishëm I cili besohet e jetë vazhfimësi e gjetjes së parë. “E tash kur nisi bageri me e hap rrugën e fshatit Kaliqan, e pashë skajin e një guri t’madh edhe thashë ta kqyri cka asht puna e tij? M’interesojke se edhe në t’parin ka pas shkronja e thashë ta kqyri edhe këtë cka po del? Ia kam heq dheun dalngadalë më kazmë zbulova aty tuj heq dheun dalngadalë edhe tuj e shplu, tuj e shplu edhe e gjeta nje qosh t’shkronjes. Atëherë e kam shplu krejt e nxorëm shumë copash por cka mujtëm, I nxorëm, u munduam me I pastru dhe I lajmruam në muze. Erdhën e fotografuan dhe tash pop resin me I marr”,rrëfen Zogaj, I cili kur paralajmrohet se mund të tërhiqen nga dikush që ka tendencë të shtrembëroj histroinë, reagon përnjëherësh: “Jo se I  I marr kta besa qetah I coj sonte n’oborr se kjo është e shenjë e vjetër shumë dhe dëshmon vjetërsinë e vendbanimeve ilire te ne!”

Brënda dy dekadash dy gjetje identike nga I njëjti person

Mundesinë se kjo gjetje e dytë pas 20 vitesh nga qytetari Salih Zogaj mund të jetë  pjesa tjetër e gurit mbivarror të dëshmorit ilir të shekullit II të erës sonë, Viatorit, e ngrit Enver Boletini, zyrtar për trashëgimi kulturore në komunën e Istogut-përgjegjës për muze dhe arkeologji.

“Sipas të gjitha gjasave, bëhet fjalë për vazhdimësinë e plakës mbivarrore që ne tashmë e kemi në muze. Këtë mbetet ta konfirmojnë specialistët arekologë, por fjala rrënjë e kësaj pllake mbivarrore është “Bato”, qysh unë e lexova dhe ndërlidhet edhe në aspektin e fushës mbishkrimore por edhe jashtë saj është dekoracioni standard I stellave dardane, pra dekoracioni I vilës së rrushit”, thotë Boletini, sipas të cilit bëhet fjalë për një dëshmor ilir Viator, pjesa tjetër e gurit mbivarror të të cilit është I ekspozuar në hollin e Pallatit të Kulturës në Istog.

“Fjala është për dëshmorin ilir me emrin Viator, dhe poashtu, fjala “bato” është dendur e përdorur si mbiemër I ilirëve të asaj periudhe. Kjo pllakë mbivarrore I kushtohet një deshmori ilir të asaj periudhe, Viator edhe Bato. Ndërsa, në pjesën e gjëtur këtë të ejte nga banorët e Gjyshkokës, sipas permasave por edhe sipas vijës së thyerjes, mua ma merr mendja se është pjesa e mbetur e kokës së plakës mbivarrore të Viatorit. Kjo,gjithësesi mbetet të vërtetohet nga specialistët. Gjithësesi, është e shkruar vetëm në latinishte, por sipas të dhënave të dr. Naser Ferrit, sa I përket kësaj pllake mbivarrore në muze bëhet fjalë për një vendbanim ilir, I cili ka qënë I tanguar nga rruga e vjetër antike e cila I ka lidh të gjitha vendbanimet antike ilire: me Pejën, Prizrenin Fushë-Arrëzën, Ulqinin që njihet si vija Dizenta e njohur romake edhe kjo është pjesë e asaj rruge.

Vetëdie e lartë qytetare për rëndësinë e gjetjeve arkeologjike

Vetëdia  e lartë e  qytetarëve të Istogut për rëndësinë e gjetjeve arkeologjike po ndihmon dukshëm idenitifkimin e thesarit të trashgimisë arkeologjike në këto hapësira dhe tërheqjen e pa dëmtimte, shton për RTK-në Enver Boletini.  Ndërsa, qytetarët fatlum të cilët janë gjetës të rastsishëm të tyre janë tejet të lumtur për kontributin e tyre. Kështu ndjehet edhe banori I lagjes Gjyshkokë,  Sali Zogaj, I cili shprehet “shumë I kënaqur për gjetjen e këtyre “gjanave të vjetra” se kjo është dëshmi për vjetërsinë tonë n’kto troje. Bile aaq ma shumë kur nuk asht shumë I dëmtuem edhe po lexohen ato shkrime. Tash për vlerën e tij le t’flasin ata që I vlersojnë…”, thotë Zogaj. Ndërsa, gezon fakti se edhe ndër brezat e rinj është kalitur kjo vetëdie për peshën e gjurmëve të lashta të popullit tonë.Ndër ta është edhe Albërti, 13 vjecar nga kjo lagje, I cili flet me bindje se: “Ky është gur varri I ilirëve dhe ka rëndësi të madhe, sepse prindërit dhe mësuesit na mësojnë se Ilirët janë paraardhësit tanë”, thotw Alberti.

Istogu është ndër komunat e rralla të Republikës së Kosovës I cili shquhet për thesarin e trashegimisë arkeologjike brenda territorit të vet. Jo fort larg, në fshatin Vrellë të kësaj komune, arekologët e Institutit Arkeologjik të Kosovës kane zbuluar gjurmë të lashta të një qyteti të tërë antic.

SHARE
Artikulli i mëparshëmJEHONA E BJESHKVE TE KELMENDIT
Artikulli tjetërIntervista me Profesor Anton Lajçaj , festivali mbarë kombetar në Vitoje

Revista “FJALA” është në treg për shtypin shqiptar, por edhe më gjerë, që nga viti 2012, por nga vlerat që mori dhe ofroi, kjo revistë bashkangjitur dhe me aktivitete social-kulturore, lindi ideja për të krijuar për ju të dashur lexues edhe këte uebfaqe…

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here