Futbollisti më i pasur në botë luan në Premier Ligë – Messi dhe Ronaldo vetëm mund ta ëndërrojnë pasurinë e tij (Foto/Video)

0
826

Ai quhet Faiq Bolkiah. I lindur në Los Angeles, por i edukuar në Mbretërinë e Bashkuar.Si futbolist e ka filluar në akademitë më të njohura në Angli si ato të Southampton, Arsenal dhe Chelsea.Kontratën profesionale të parë e nënshkroi me Leicester Cityn, kur ishte 18 vjeç, për tre vite, ndërsa klubi i tij pas tre muajsh u shpall kampion me këtë klub.

Por futbollist nga Brunei ende nuk e ka zhvilluar asnjë ndeshje në futbollin profesionist.Sa i përket pasurisë së tij, ai pasurinë që e posedon nuk e ka fituar nga futbolli.Faiq Bolkiah është anëtar i familjes mbretëror të Bruneit.

Ai është djali i, Jefrit, princit të Bruneit, ndërsa nipi i sulltanit Hassanal Bolkiah, që është mbret i këtij vendi.Babi i tij njihet për jetën e çmendur, ndërsa ka pasur tri gra deri më tani. Ai ka harxhuar 50 milionë dollar për një muaj, ndërsa deri më tani flitet se harxhimet e tij kanë qenë më shumë se 1 miliard.

Jefri ka 2,300 makina luksoze, jaht të jashtëzakonshëm, tetë aeroplanë, dhe helikopter.Për ditëlindjen e tij ai e kishte paguar Michael Jackson që të këndojë një mbrëmje rreth 17 milionë dollar.Djali krejt ndryshe, futbollist që këkon shpërthimin . Faiq është krejt ndryshe nga babai i tij dhe për dallim nga ai që ka bërë një jetë të shthurur, djaloshi ka vendosur të jetë sportist. Ai ka stërvitur me klube si Arsenal dhe Chelsea, ndërsa ka luajtur së bashku me disa nga yjet e Ligës Premier. Pasuria e familjes së tij llogaritet mbi 20 miliardë euro.

“Të jesh pjesë e disa prej klubeve më të mëdha në botë më janë hapur sytë. Duhet të punosh shuam që ta kesh një rast për tu bërë futbollist”, ka thënë Faiq Bolkiah .Ai ka debutuar me kombëtaren e vendit të tij si 18 vjeç, ndërsa sezonin e shkuar ka luajtur në Ligën e Kampionëve për të rinj.Leicester nuk e mori asnjë pikë në grup me Kopenhagen, Brugge dhe Porto.

Ai luan si anësor ose sulmues dhe këtë sezon pret mundësinë që të luajë më ekipi e parë.Për shembull në futboll e ka Jamie Vardyn, pasi ai deri para disa vitesh punonte në një fabrikë.

Por fati i Faiq është krejt i kundërt me atë të sulmuesit anglez.Ai është futbollisti më i pasur në botë, por ka vendosur që jetesën e tij ta nxjerrë vet përmes futbollit.

Burimi :Telegrafi

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.