Futbollisti i talentuar Gjerman , që vdiq si ushtar i ISIS-it

0
792
Janë mbushur plot 5 vite nga historia e trishtë e ish futbollistit Burak Karan , dhe akoma rrjetet sociale e kujtojnë talentin e futbollit gjerman që përfundoi duke rënë në luftë si ushtar i Shtetit Islamik .

Burak Karan lindi në shtator të vitit 1987 në Vupertal , një qytet mes Këlnit dhe Dortmundit.Ai spikati që i vogël për talentin në futboll dhe u aktivizua në skuadrat e moshave të Bayer Leverkusen, gjë që i hapi rrugën e kombëtares së Gjermanisë, ku ishte pjesë e ekipeve U-16 dhe U-17, ku luajti me emra si Sami Khedira, Kevin-Prince Boateng dhe Dennis Aogo.Karriera e tij ndryshoi kur në moshën 19-vjeçare pësoi një dëmtim të rëndë në gju.Ishte kjo periudha kur ai u tërhoq nga lufta dhe ndjenjat e tij fetare. Në moshën 20-vjeçare u radikalizua dhe nisi të çojë ilaçe dhe ushqime në Siri.
Familjarëve u tha se paraja dhe karriera nuk ishin të rëndësishme për të, ndërsa një ditë të bukur vendosi të shkonte vetë në Siri, së bashku me gruan dhe dy fëmijët e tij.
U bë pjesë e grupeve xhihadiste dhe në vitin 2013, duke luftuar në Azaz kundër besnikëve të Al-Assad, aviacioni bombardoi pozicionet e ISIS-it, në njërën prej të cilave ndodhej edhe Burak Karan.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.