FOTO / “Përse vëllai yt nuk të ka ngjarë?” …

0
203
Tifozët tallen me motrën e futbollistit të njohur të Romes

Patrick Schick ka humbur një rast të pastër në minutën e 93-të të ndeshjes së luajtur në “Allianz Stadium” kundër Juventus, me Roma-n që është mundur 1-0 nga bardhezinjtë. Një moment ky ka shkaktuar zemërimin e tifozëve verdhekuqë dhe që është komentuar me ironi nga tifozët e “Zonjës”. Sulmuesi i Roma-s, në fakt, këtë verë ka qenë protagonist i merkaton. Ai është marrë nga kampionët e Italisë në fuqi, të cilët kanë hequr dorë nga ai një ditë më pas për shkak të disa problemeve që kanë dalë pas vizitave mjekësore.

Ish-sulmuesi i Sampdoria-s është blerë më pas nga Roma, por ka zhgënjyer në ndeshjen më të rëndësishme. Gjithsesi, ka qenë motra e tij Kristyna që ka shkuar në ndihmë të vëllait, duke lehtësuar plagët e tifozëve verdhekuqë (dhe jo vetëm) me një fotografi “hot” të publikuar në Instagram.

Siç mund të imagjinohet, komentet nuk kanë munguar, si ai i “leonardo_faiella”, i cili ka dashur t’i shtrëngojë dorën virtualisht Schick-ut: “Je i falur!”. Një mendim që është ndarë nga shumë tifozë të tjerë të Roma-s, siç ka shkruar edhe “illatopositivo”: “Na kënaq më shumë ti se vëllai jot”. Ironi, batuta dhe ndonjë kërkesë për ndihmë për një Roma, që është e bukur si Kristyna, por me më pak fat: “Të lutem, a është e mundur t’i japësh pak nga ‘culo’ (culo-by… në italisht përdoret edhe për fat) jote vëllait tënd, sepse kemi shumë nevojë? Faleminderit”.

Burimi:Telesport.al

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here